Rama: Forca opozitare nuk lënë gur pa luajtur për të futur dyshimin te procesi i integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim në asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë 3 në Tiranë.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim në asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë 3 në Tiranë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një anëtari të asamblesë në lidhje me kohën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kreu i qeverisë konsideroi vitin 2030 si një afat të arsyeshëm për anëtarësimin e vendit në BE. Rama theksoi se Bashkimi Evropian është tani në një fazë të re zgjerimi, për shkak të ndikimit të Luftës në Ukrainë.

“Tani 2030-ën unë nuk e kam nxjerrë nga xhepi. 2030-ën e kemi nxjerrë nga një llogari e thjeshtë. Pikërisht pse Bashkimi Evropian është në atë fazën që ka hapur dyert dhe do që të marrë të tjerë, sepse lufta në Ukrainë e shkundi shumë fort Bashkimin Evropian nga ai komfort që kishte zënë prej kohësh”, sqaroi Rama.

“U shkund, e pa që gjërat, ndërkohë shumë pranë Bashkimit Evropian, lëvizën në një drejtim që ata nuk e prisnin dhe procesi mori një ritëm tjetër”, shtoi Kryeministri.

Rama shpjegoi se procesi i integrimit është i ndarë në dy faza, negociatat me Komisionin Evropian dhe miratimi i kushteve nga shtete anëtare të BE-së.

“Komisioni Evropian na vuri përpara një plan. Janë gjashtë klastera, 33 kapituj. Të gjithë ata kapituj kanë brenda dhjetëra e dhjetëra detyra. Procesi ka dy faza. Mbarojnë negociatat me Komisionin, që është si qeveria e Bashkimit Evropian. Pastaj duhet të shkosh në çdo vend dhe të marrësh aprovimin e parlamenteve, X, Y, në ’27-ën, dhe normalisht kjo periudhë është dy vjet. Nëse gjërat shkojnë mirë, nëse pastaj shpërthen lufta e tretë botërore apo në Francë rikthehet monarkia apo në Gjermani ndodh diçka tjetër, atëherë ne nuk kemi gjë në dorë për këto”, u shpreh Rama.

“Por, nëse ne bëjmë detyrat tona deri në fund të ’27-ës dhe ata na japin OK-in, duhen dy vjet. Tani, meqë çdo gjë nuk shkon në sahat, le të llogarisim fundin e 2027-ës, gjysmën e 2028-ës, prapë dy vjet. Pra, 2030 është një vit i arsyeshëm me këtë logjikë, nëse gjërat janë kështu”, tha Rama.

Rama shtoi se “është e dëmshme kur njerëz që kanë mundësi të flasin me këdo në gjuhë të huaj, njerëz që japin intervista në media të huaja, njerëz që komunikojnë me grupe parlamentare etj., dhe që, pavarësisht se përfaqësojnë këtu forca opozitare, nuk e kanë idenë se çfarë dëmi bëjnë dhe as nuk u intereson fare, kur nuk lënë gur pa luajtur për të futur dyshimin te Shqipëria, për të futur dyshimin te procesi”.

Kryeministri theksoi se për Komisionin Evropian, këto akuza dhe dyshime nuk kanë ndikim, pasi ata ndjekin procesin e Shqipërisë me shumë kujdes dhe detaj.

“Sigurisht që për Komisionin Evropian këto nuk pinë ujë, sepse Komisioni Evropian i ndjek të gjitha 24 orë, shtatë ditë të javës. Ka këtu një ushtri me njerëz që mbajnë shënime për çdo fushë etj., dhe ata nuk i gënjen dot”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Program për të pajisur familjet me ndihmë ekonomike me kartë për ushqimet bazë

Kryeministri, njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 3…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Program për të pajisur familjet me ndihmë ekonomike me kartë për ushqimet bazë

Kryeministri, njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 3…