Jaupllari: Aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi nisin pas 20 prillit

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, deklaroi sot se Skema e re Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi ka më shumë financim për fermerët se vitin e kaluar.


Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, deklaroi sot se Skema e re Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi ka më shumë financim për fermerët se vitin e kaluar.

Gjatë një interviste televizive, Jaupllari theksoi se “në 2025-ën skema kishte 4.4 miliardë lekë, në 2026-ën ka shkuar 5.2 miliardë, që do të thotë që 0.8 miliard lekë janë më shumë. Do të thotë që do t’u jepet më shumë para fermerëve”.

Jaupllari bëri të ditur se aplikimet nisin pas datës 20 prill.

“Pas datës 20 prill, mund të hapen, në varësi se kur firmoset udhëzimi dhe po, jemi pak si vonë, për shkak të konsultimeve në terren”, tha Jaupllari.

Jaupllari tha se këtë vit do të synohet që aplikimi të bëhet fizikisht nga fermerët.

“Në skemë thuhet që aplikimet do jenë online, por do ngulmojmë që aplikimet të bëhen te AREB-et tona sepse marrin informacionin më të qartë, do t’i ndihmojnë më shumë ata, por do të angazhojmë të gjitha bashkitë që t’i sjellin fermerët aty dhe t’i ndihmojnë, se nganjëherë e humbin për diçka të vogël. Janë me mijëra që janë eliminuar nga skema për një copë letër që s’kanë bërë si duhet”, sqaroi ai.

Ndër të tjera, Jaupllari njoftoi se skema e investimeve do të rihapet përsëri në qershor.

“Por skema nuk mbaron këtu sepse ne mund të kemi thirrje tjetër të skemës së investimeve që do jetë ndoshta gjashtëmujorin e dytë. Pas qershorit mund të kemi hapje të thirrjes së re dhe në këtë skemë të investimeve kur numri i atyre që do aplikojnë dhe masave që ne kemi parashikuar është shumë më nxitëse dhe shumë atraktive për t’i lejuar fermerët që të futen sa më shumë veta në skemë”, shprehet zëvendësministri.

Nga ana tjetër, zëvendësministri sqaroi se vendimi për të hequr naftën pa taksa për fermerët, u mor pasi është gjykuar që do të mbulohet me kompensimin e faturave me 10%, që fermerët do të marrin nga subjektet grumbulluese apo agroturizmat.

“Në qoftë se gjer dje ne jepnim para për të subvencionuar naftën, sot nuk kemi vetëm një, por kemi katër masa dhe masa kryesore. Tashmë iu është bërë e ditur fermerëve ky 10% që ata do shesin tek subjektet me TVSH, do të marrin 10% të faturës kompensim mbrapsht. Tek kompensimi 10% hyn inputet, nafta dhe plehrat dhe të gjitha”, tha Jaupllari

/Marrë nga ATSH

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…