VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për forcimin e sigurisë kufitare
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, ku po instalohen pajisje moderne kontrolli të prodhuara në SHBA.

Gjatë vizitës, u bë e ditur se Grupi Kastrati, i drejtuar nga Shefqet Kastrati, ka nisur vendosjen e këtyre teknologjive të avancuara, të cilat synojnë rritjen e standardeve të sigurisë në aeroportin kryesor të vendit.
Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare.
Marrë nga ATSH