Rama: Do të ndërhyjmë në tregun e naftës që qytetarët mos të paguajnë më shumë se sa iu takon

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me asamblenë e Partisë Socialiste, në Njësinë 4 në Tiranë.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me asamblenë e Partisë Socialiste, në Njësinë 4 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Rama, deklaroi se qeveria po ndërmerr hapa konkretë për të ndërhyrë në tregun e naftës përmes një kompanie publike, me synim mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e transparencës.

Rama bëri të ditur se paralelisht është duke u përgatitur edhe kuadri ligjor për rezervat strategjike të karburanteve.

Sipas tij, rritja e çmimeve të naftës lidhet si me krizën ndërkombëtare, ashtu edhe me problematika të brendshme të tregut, përfshirë informalitetin dhe mungesën e kontrollit të plotë mbi qarkullimin e karburanteve.

“Ne sot kemi problem naftën që është goditur në çmim nga kriza, por që është një problem edhe përtej krizës, që të jemi të vërtetë me njëri-tjetrin. Ajo kriza e shkaktuar atje në ngushticën e Hormuzit dhe gjithë kjo që po ndodh, e ka rritur çmimin gjithandej, e ka çuar në stratosferë, sidomos në ca vende. Ne do të hyjmë në tregun e naftës me një faktor publik, me një faktor shtetëror, me një kompani publike dhe pse do të hyjmë në tregun e naftës me një kompani publike në atë kohë, se s’kishte luftë në atë kohë, pra nuk kishte lidhje me luftën”, tha Rama.

“Do të hyjmë për të garantuar që qytetarët, konsumatorët tanë të karburanteve, nuk detyrohen të paguajnë më shumë se sa iu takon dhe për të siguruar që rezervat, dhe prandaj dhe kjo është një koincidencë, sepse ligji për rezervën strategjike që duhet të mbajë shteti, ligji i ri është në procesin e konsultimit, pra është bërë përpara”, tha Rama.

Rama u ndal edhe tek koncesioni i markimit të naftës. “Ne u përpoqëm ta rregullojmë sa të mundeshim, po ishte bojë që hollohej kollaj apo sajohej kollaj”, theksoi Rama.

Sipas tij, “me kompaninë publike që kemi krijuar me të njëjtën kompani që ka shteti në Emiratet e Bashkuara, ne do të nxjerrim për çështje 1-2 muajsh një tjetër ngjyrues që është i pamanipulueshëm dhe do ndihmojë shumë kjo për të formalizuar deri në fund tregun e naftës, sepse nga të gjitha analizat që bëjmë, ka një sasi nafte e cila është jashtë radarëve të shtetit”.

Kryeministri u ndal edhe tek nafta e quajtur tranzit që hyn në Shqipëri, e cila shkon në vendet që janë në kufij tokësor me Shqipërinë dhe që sipas Ramës “një pjesë e saj mbetet në Shqipëri, në mënyrë ilegale”

“Edhe për këtë kemi një produkt me po të njëjtën kompani që është kompani e shtetit shqiptar, ku shteti shqiptar ka aksione shumicën dhe miqtë tanë të Emirateve e kanë pjesën tjetër të aksioneve për të ndjekur të gjithë naftën tranzit, e cila deri më sot është ndjekur me makina. Këto do të kenë impaktin e tyre pozitiv. Ne jemi të bindur për këtë dhe ne duam që kompania publike të arrijë në pikën që të jetë furnizues në treg dhe duke qenë furnizues në treg, të përcaktojë rregullat e lojës, duke imponuar jo një çmim arbitrar që ta vendosë qeveria, por një çmim që është çmim real i bazuar tek bursa dhe patjetër që i jep mundësi distributorëve të fitojnë, por jo të stërfitojnë”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…