
Kumbaro: Rezultatet e testit të fundit të PISA-s dalin në vjeshtë
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro iu përgjigj sot interesit të gazetarëve lidhur me rezultatet e testimit të PISA që u zhvillua në 2022.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro iu përgjigj sot interesit të gazetarëve lidhur me rezultatet e testimit të PISA që u zhvillua në 2022.
Kumbaro tha se “bëhet fjalë për një vit i cili vinte në vijim të një periudhe shumë të vështirë, atë të Covid ku për një kohë të gjatë kanë bërë mësim online në periudhën 2020-2021”.
“Ndërkohë që provimi i fundit PISA është zhvilluar vitin e kaluar pas një përgatitje dhe analize shumë të gjatë që Ministria e Arsimit ka bërë nga 2022-2024 ku të gjitha agjencitë dhe mësuesit kanë bërë edhe përshtatjet e tyre në kurrikula dhe në metodologjitë e mësimdhënies”, tha Kumbaro.
Ministrja Kumbaro u shpreh se “do kërkoja të presim me durim rezultat e testit të fundit që presim të dalin në vjeshtë”.
“Do të kemi momentin për të folur e diskutuar, pasi këto rezultate të bëhen publike për ne dhe për publikun e gjerë. E rëndësishme është që nga një hap në tjetrin bëhen analiza shumë të thella dhe ne bëjmë përshtatje të metodologjisë.
Nga 2023 deri tani nxënësit kanë dalë me sukses në shumë testime brenda për brenda sistemit kombëtar”, tha Kumbaro.
Burimi ATSH



















