Beja: Kontrolli i sektorit të hidrokarbureve, 43 subjekte mungesë të certifikatës së kalibrimit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Besmir Beja informoi sot, se task forca e kontrollit të tregut të hidrokarbureve, ka gjetur 43 subjekte me shkelje dhe mungesë të certifikatës së kalibrimit.


Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Besmir Beja informoi sot, se task forca e kontrollit të tregut të hidrokarbureve, ka gjetur 43 subjekte me shkelje dhe mungesë të certifikatës së kalibrimit.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me kontrollin e këtij tregu në vend dhe hapat që ndiqen nga task forca në rast shkeljesh, Beja tha se “Dogana shqiptare, në rolin që ka në drejtim të tregtimit me pakicë, verifikon nëse karburanti i gjetur në depozita është i justifikuar në librat kontabël”.

“Nëse nuk është i justifikuar, konsiderohet naftë kontrabandë. Në fazën ku jemi, në 43 subjekte është konstatuar mungesë e certifikatës së kalibrimit, që do të thotë se ato janë në pamundësi për të treguar nëse gjendja e mallit që kanë në depozitat e tyre nuk është e justifikuar me dokumente tatimore”, tha Beja.

Sipas Bejës, Dogana shqiptare po bashkëpunonin me Inspektoratin Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), që është institucioni përgjegjës për certifikatat e kalibrimit, për të siguruar që janë kryer matjet e sakta të sasisë së lëngut në depozita dhe për të verifikuar nëse vëllimi përputhet me librat kontabël.

“Në rastet kur konstatohet kontrabandë, veprohet sipas ligjit, bëhet bllokimi i mallit, vendosen gjobat përkatëse dhe bëhet edhe referimi penal nëse është e nevojshme. Sa i takon masave, markimi i karburanteve në drejtim të kontrollit të tregut është elementi më i rëndësishëm që përdor dogana për të siguruar mbledhjen e të gjitha të ardhurave në tregun e karburanteve”, vijoi ai.

Beja tha se nëpërmjet markimit sigurohet që çdo litër karburant i shitur në treg është një litër karburant për të cilin është paguar çdo detyrim doganor.

“Sistemi do të lejojë edhe gjurmimin për të verifikuar nëse karburanti është i markuar në sasinë e nevojshme. Teknologjia që do të përdoret për herë të parë në Shqipëri do të mundësojë gjurmimin në çdo moment të markuesit të karburantit dhe verifikimin nëse ai është përdorur në pikën përkatëse të tregtimit me pakicë”, tha Beja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj: Brenda prillit çmimet e reja të referencës së pronave në pjesën tjetër të territorit

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se brenda muajit prill pritet të finalizohet procesi.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Brenda prillit çmimet e reja të referencës së pronave në pjesën tjetër të territorit

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se brenda muajit prill pritet të finalizohet procesi.