
“Nëse dëshirojnë të kenë sukses global, nuk duhet të humbasin Kinën”
Të premten përfundoi Konferenca Vjetore e Forumit të Boaos për Azinë 2026. Forumi i këtij viti u fokusua mbi situatat, mundësitë dhe bashkëpunimin e ri, duke tërhequr vëmendje globale. Plani i 15-të Pesëvjeçar dhe politika e posaçme tarifore në tërë provincën ishullore Hainan të Kinës Jugore u bënë tema të nxehta midis investitorëve të huaj pjesëmarrës.

Të premten përfundoi Konferenca Vjetore e Forumit të Boaos për Azinë 2026. Forumi i këtij viti u fokusua mbi situatat, mundësitë dhe bashkëpunimin e ri, duke tërhequr vëmendje globale. Plani i 15-të Pesëvjeçar dhe politika e posaçme tarifore në tërë provincën ishullore Hainan të Kinës Jugore u bënë tema të nxehta midis investitorëve të huaj pjesëmarrës.

Denis Depoux, drejtor menaxhues global i firmës së këshillimeve të menaxhimit “Roland Berger”, u shpreh në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) se Plani i 15-të Pesëvjeçar i Kinës u ofron ndërmarrjeve parashikueshmëri, duke u mundësuar atyre që të kuptojnë drejtimet kryesore të zhvillimit të ardhshëm dhe të planifikojnë në kohë. “Për shembull, Plani i 15-të Pesëvjeçar i jep përparësi energjisë së re, që do të thotë se në të do të përfshihen një numër i madh ndërmarrjesh private, si edhe një fluks i konsiderueshëm talentesh dhe kapitali. Ne kemi një angazhim të fortë për tregun kinez,” tha Depoux.

Mohammad A. Abunayyan, themelues dhe presidenti i kompanisë saudite “ACWA Power”, vuri në dukje se është i bindur që shkripëzimi i ujit të detit është i rëndësishëm për sigurinë e furnizimit me ujë të Kinës dhe është gjithashtu një pjesë përbërëse e Planit të 15-të Pesëvjeçar. “Ne kemi një objektiv të qartë: të arrijmë të paktën 30 miliardë dollarë investime (në Kinë) deri në vitin 2030, dhe ndoshta më shumë. Jemi plot besim, falë planifikimit të qartë dhe të përcaktuar mirë të Planit të 15-të Pesëvjeçar,” shtoi ai.
<
Gjatë organizmit të konferencës, u mbushën edhe 100 ditë nga zbatimi i politikës së posaçme tarifore në mbarë provincën ishullore Hainan të Kinës Jugore, ku ndodhet qyteza Boao. Vetëm brenda këtyre 100 ditëve, në provincë u krijuan 737 ndërmarrje me investime të huaja, me një rritje prej 33.5 % me bazë vjetore.
Ish-zëvendësministri italian i Zhvillimit Ekonomik Michele Geraci vuri në dukje se Italia mund të eksportojë më shumë produkte në Hainan pa taksa, dhe këto produkte mund të shiten brenda ishullit.
“Nëse disa mallra (në përputhje me rregullat) pas përpunimit mund të kenë vlerë të shtuar mbi 30 % në Hainan, këto mallra mund të hyjnë edhe në zona të tjera të pjesës kontinentale të Kinës pa taksa. Kjo është gjithashtu një mundësi e çmuar për kompanitë evropiane, veçanërisht kompanitë italiane,” shpjegoi ai.
Peter Burnett, presidenti i Këshillit të Biznesit Kinë-Britani, tha se ai gjithmonë i këshillon kompanitë britanike që shesin mallra ose shërbime me pakicë që, “nëse duan të kenë sukses global, nuk duhet ta humbasin Kinën”. Sipas tij, Kina dhe Mbretëria e Bashkuar po kryejnë një studim, duke eksploruar mundësinë e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë për shërbimet. “E kam ndier gjithmonë se Kina është një vend shumë mikpritës dhe i hapur. Falë bashkëpunimit, mendoj se do të shohim disa zhvillime të jashtëzakonshme,” shtoi ai.
Ndërsa Eduardo Pedrosa, Drejtor Ekzekutiv i Sekretariatit të APEC-ut, u shpreh që sivjet APEC-u do të përqendrohet në nismën e ndërlidhshmërisë së brendshme dhe te çështja se çfarë do të bëhet në fazën e tanishme. “Të gjithë janë të shqetësuar për pasigurinë e çmimeve të energjisë elektrike dhe të karburantit. Instalimi i paneleve diellore mund t’ju lejojë të keni energji alternative. Pra, kjo është një mundësi e shkëlqyer për Kinën për të rritur tregtinë me vendet e tjera të rajonit,” tha Pedrosa.
Kliko linkun për të parë videon e plotë CGTN






















