“Evropa fillon këtu”, ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Prideni nisën ditën e sotme një cikël bashkëbisedimesh me fokus Evropën, me studentë dhe pedagogë të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Prideni nisën ditën e sotme një cikël bashkëbisedimesh me fokus Evropën, me studentë dhe pedagogë të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.

Fokusi i këtij turi që do të vijojë në të gjithë Shqipërinë është dialogu për procesin e integrimit dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane nën titullin: “BE dhe Ti – Evropa fillon këtu”.

Sipas ministrit Hoxha, ky lloj dialogu ka një rëndësi të veçantë sepse “teksa takimet zhvillohen më së shumti në Bruksel, reformat realizohen këtu, në Shqipëri”.

“Monitorimi kryhet atje, por ndikimi ndihet këtu; disa nga vendimet më të rëndësishme merren atje, por rezultatet mbeten këtu, tek qytetarët tanë”, tha ministri i Jashtëm.

Sipas tij, Bashkimi Evropian është kantieri ynë i madh, ku secili prej nesh ka një rol.

“Është një histori që po e shkruajmë së bashku, çdo orë e çdo ditë, me punë, përkushtim dhe besim tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë”, theksoi Ministri Hoxha.

Në takimin me magjistratët e rinj, ministrja Pirdeni u ndal në rolin thelbësor që do të ketë magjistrati në momentin që Shqipëria bëhet anëtare e BE.

“Sot magjistrati që do të dalë nga kjo shkollë, do të rritet dhe do të zhvillohet profesionalisht jo vetëm në bazën e një profili kombëtar, do të duhet që të projektohet në kualitetin e një gjyqtari që duhet të zbatojë legjislacionin evropian”, deklaroi Pirdeni.

Sot, sipas Pirdenit, nuk matemi me besueshmërinë e reformës, por me besueshmërinë e sistemit në praktikë, me eficencën, me konsolidimin e pavarësisë dhe të cilësisë së drejtësisë.

Marrë nga ATSH

Marrëveshje trepalëshe për avancimin e kërkimit dhe standardeve në sektorin ushqimor

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e AKU-së, Blerina Gjylameti, rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku dhe drejtori i AKVMB-së, Roland Meçaj.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marrëveshje trepalëshe për avancimin e kërkimit dhe standardeve në sektorin ushqimor

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e AKU-së, Blerina Gjylameti, rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku dhe drejtori i AKVMB-së, Roland Meçaj.