“e-Albania”: Shërbimi për aplikim për pasaportë jashtë vendit funksional, mbi 6700 aplikime në mars

Platforma “e-Albania” ka sqaruar zyrtarisht se shërbimi elektronik “Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti për shtetasit shqiptarë jashtë vendit” nuk është ndërprerë në asnjë moment dhe vijon të jetë plotësisht funksional dhe i aksesueshëm.

Sipas njoftimit, gjatë periudhës 1–26 mars janë regjistruar gjithsej 6790 aplikime për këtë shërbim, duke dëshmuar vijimësinë dhe përdorimin e tij nga qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Institucioni u bën thirrje përdoruesve që, për të shmangur problematikat gjatë aplikimit, të sigurojnë një lidhje të qëndrueshme interneti dhe të mos ndërpresin procesin deri në përfundimin dhe dërgimin e aplikimit.

“Mbetemi të angazhuar për të garantuar ofrimin e pandërprerë dhe cilësor të shërbimeve elektronike për qytetarët, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të vendit. Për çdo problematikë të hasur, qytetarët mund të kontaktojnë në adresën zyrtare të suportit: [email protected]”, theksohet në njoftimin zyrtar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Rritje e punësimit, paga mesatare 87 mijë lekë, remitancat 1,12 mld euro në 2025-ën

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se tregu i punës dhe të ardhurat e familjeve shqiptare tregojnë stabilitet…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia