
Rafting në Drinin e Zi zbulon për të apasionuarit eksperienca të rralla
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga energjia e aventurës në Drinin e Zi, ku skuadra “Rafting Dibra” zbulon për të apasionuarit eksperienca të rralla.

Rafting i bashkëngjitet ofertave të tjera turistike që ofrohen në Dibër si një potencial më shumë për turistët dhe të apasionuarit pas këtij sporti.
Gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj po zgjedhin Drinin e Zi për të ushtruar sportet ujore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga energjia e aventurës në Drinin e Zi, ku skuadra “Rafting Dibra” zbulon për të apasionuarit eksperienca të rralla.
Drini i Zi bashkë me luginën e tij piktoreske ofron mundësi mjaft të mira për rafting, duke i hapur rrugë zhvillimit të turizmit të aventurës në një destinacion të ri turistik.
Drini i Zi buron nga Liqeni i Ohrit, nga një lartësi mbidetare prej 695 m, ndërsa del nga territori i Maqedonisë në afërsi të qytetit të Dibrës në lartësi mbidetare 476 m. Gjatësia e përgjithshme e lumit është 149 km, dhe brenda Maqedonisë lumi është i gjatë 56 km.
Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit të Maqedonia e Veriut – Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë.
Pranë qytetit të Kukësit, Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik.



















