
VanHorn në fushën e gazit në Delvinë, eksplorim i mundësive në sektorin energjetik
E ngarkuara me punë pranë ambasadës amerikane Nancy VanHorn dhe ambasadori holandez Reinout Vos vizituan fushën e gazit në Delvinë për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë.

E ngarkuara me punë pranë ambasadës amerikane Nancy VanHorn dhe ambasadori holandez Reinout Vos vizituan fushën e gazit në Delvinë për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau sot disa momente nga vizita e zhvilluar javën e kaluar, duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare.
Ambasada e SHBA-së nënvizon se presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale.
“Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan fushën e gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.
Marrë nga ATSH



















