
Rama: Shkollë dinjitoze në Shezë të Peqinit, hapësirë e re për të gjithë komunitetin
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për një proces mësimor më cilësor.

Prej vitesh nxënësit dhe mësuesit që zhvillonin mësimin larg vendbanimit tashmë, kanë një shkollë dinjitoze në Shezë të Peqinit, e cila ofron standardet më të mira.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për një proces mësimor më cilësor.
“Së bashku me shkollën është ndërtuar edhe kopshti i ri për fëmijët, si dhe terrene sportive. Ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Peqin i jep Shezës kushte më cilësore në arsim dhe krijon një hapësirë të re zhvillimi për të gjithë komunitetin”, theksoi Rama.
Në nisje të vitit të ri arsimor 2025-2026 hapën dyert 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara në të gjithë vendin, me 340 laboratorë smart. Ndërkohë që janë 42 kantiere shkollash të hapura njëherësh në të gjithë vendin, të cilat do të përfundojnë me buxhetin e vitit 2026.
Burimi ATSH


















