Kumbaro me homologun italian Valditara: Thellojmë bashkëpunimin në arsim
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot takim me homologun italian, Giuseppe Valditara, në kuadër të pjesëmarrjes në aktivitetin “Global Education Monitoring Report 2026”, që po mbahet në Paris.

Gjatë takimit, u diskutua mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit, në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe projekteve të përbashkëta tashmë të nisura mes dy vendeve.
Kumbaro theksoi se Shqipëria dhe Italia kanë hapësira të konsiderueshme për të thelluar bashkëpunimin në arsim, duke u fokusuar në iniciativa që rrisin cilësinë dhe aksesin në sistemin arsimor.
Ajo bëri të ditur se dialogu i nisur në kuadër të UNESCO-s do të vijojë në Shqipëri, me një vizitë të pritshme të ministrit italian Valditara, ku do të prezantohen iniciativa konkrete për fuqizimin e ndërkombëtarizimit dhe avancimin drejt objektivave të arsimit 2030.
Burimi ATSH