Shqipëri–Itali, bashkëpunim për reformimin e kuadrit ligjor në farmaceutikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë takimit me përfaqësues të Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA), u ndal në hapat që po ndërmerren për përmirësimin e aksesit të qytetarëve në barna të sigurta, cilësore dhe efektive, në përputhje me standardet evropiane.


Shqipëria dhe Italia do të bashkëpunojnë për përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e farmaceutikës, drejt përafrimit të mëtejshëm të sistemit farmaceutik shqiptar me praktikat më të mira evropiane.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë takimit me përfaqësues të Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA), u ndal në hapat që po ndërmerren për përmirësimin e aksesit të qytetarëve në barna të sigurta, cilësore dhe efektive, në përputhje me standardet evropiane.

Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për vendin tonë, teksa Shqipëria vijon të përparojë në procesin e integrimit evropian dhe në përafrimin e legjislacionit me acquis të Bashkimit Evropian në fushën e barnave dhe produkteve farmaceutike.

Në këtë kontekst, modernizimi i kuadrit ligjor dhe rregullator është një domosdoshmëri jo vetëm për përmbushjen e detyrimeve të integrimit, por edhe për garantimin e aksesit të qytetarëve në barna të sigurta, cilësore dhe të përballueshme.

Gjatë bisedimeve, u diskutua edhe për nevojën e krijimit të një modeli më të qëndrueshëm të tregut farmaceutik, që mbron interesin publik, sigurinë e pacientit dhe atraktivitetin e tregut për operatorët dhe industrinë. Në këtë kuadër, u evidentua rëndësia e reformës së re në çmimin dhe furnizimin e barnave, si dhe e masave që synojnë të forcojnë qëndrueshmërinë e sistemit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit të mundshëm institucional përmes një Memorandumi Mirëkuptimi, i cili aktualisht është në fazë diskutimi dhe do të krijonte një bazë të rëndësishme për shkëmbim përvoje, asistencë teknike dhe forcim kapacitetesh në fusha me rëndësi strategjike, si forcimi i kapaciteteve në vlerësimin e teknologjive shëndetësore (HTA); mbështetja në inspektimet GMP dhe standardet e cilësisë; forcimi i farmacovigjilencës dhe shkëmbimi i informacionit për sigurinë e barnave dhe bashkëpunimi në politikat rregullatore, autorizimin e barnave dhe sistemet e kontrollit të cilësisë.

Palët ndanë bindjen se bashkëpunimi me AIFA-n mund të kontribuojë ndjeshëm në përshpejtimin e përafrimit të kuadrit shqiptar me standardet evropiane dhe në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Burimi ATSH

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…