
Shembuj të dinjitetit dhe kurajos, Lamallari nderon tre efektivë të Policisë së Shtetit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari vlerësoi sot tre efektivë të Policisë së Shtetit për akte të jashtëzakonshme guximi dhe përkushtimi në detyrë.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari vlerësoi sot tre efektivë të Policisë së Shtetit për akte të jashtëzakonshme guximi dhe përkushtimi në detyrë.
Lamallari priti dhe nderoi Erixhon Senkon, Francesko Hoxhën dhe Edison Mehmetajn, duke i cilësuar si “shembuj të gjallë të dinjitetit dhe kurajos së uniformës blu”.
Efektivët Senko dhe Hoxha rrezikuan jetën për të shpëtuar qytetarë në ujërat e lumit Buna, duke treguar profesionalizëm dhe reagim të menjëhershëm në një situatë kritike.
Ndërkohë, sipas Lamallarit, Mehmetaj u dallua gjatë protestës së fundit, ku mes morisë së gurëve, fishekzjarrëve dhe molotovëve drejtuar atij dhe kolegëve gjatë protestës së fundit, ngriti nga toka flamurin kombëtar të hedhur përtokë.
Lamallari theksoi se këto veprime dëshmojnë se heroizmi nuk ka nevojë për bujë, por për zemër dhe guxim.
“Me profesionalizmin e tyre na dëshmuan se heroizmi nuk kërkon zë, por zemër dhe guxim. Njerëz të thjeshtë, me akte të jashtëzakonshme që na bëjnë të gjithëve krenarë”, u shpreh ministri.
Burimi ATSH



















