
MEPJ uron në Ditën e Sulltan Nevruzit: Na kujton vlerat e bashkëjetesës, tolerancës dhe solidaritetit
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme uroi sot besimtarët bektashinj me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme uroi sot besimtarët bektashinj me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.
“Në këtë ditë të shënuar, që simbolizon rilindjen, shpresën dhe harmoninë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashinj dhe për çdo qytetar që e feston këtë ditë të veçantë”, thuhet në urim.
MEPJ shprehet se Nevruzi na kujton vlerat e bashkëjetesës, tolerancës dhe solidaritetit, që janë themele të rëndësishme të shoqërisë sonë dhe të identitetit tonë kombëtar.
Kjo ditë e shënuar, shprehet MEPJ, le të shërbejë si një moment reflektimi dhe ripërtëritjeje, duke na afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe me idealet e paqes, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.
“Gëzuar, shëndet, mbarësi dhe begati në familjet tuaja!”, thuhet në urimin e MEPJ.
Burimi ATSH



















