
Rama: Entitet shtetëror me dy komponentë të rinj për monitorimin e tregut të naftës
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se funksionet e entitetit shtetëror në fushën e naftës do të jenë garantimi i rezervës shtetërore dhe monitorimi i vazhdueshëm i tregut.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se funksionet e entitetit shtetëror në fushën e naftës do të jenë garantimi i rezervës shtetërore dhe monitorimi i vazhdueshëm i tregut.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se qeveria është tani në një fazë të avancuar të formësimit të entitetit shtetëror, i cili do të krijohet së shpejti dhe do të ndërhyjë në tregun e naftës.
“Patjetër që detyrë e këtij entiteti do të jetë sigurimi i furnizimit për të mos lejuar asnjë spekulim me çmimet”, shtoi Rama.
Po ashtu kryeministri theksoi se “jemi në fund të një procesi që do të materializohet në një apo dy muajt në vijim për të futur dy komponentë të rinj në tregun e monitorimit të naftës.
Këto dy elementë, sipas kryeministrit Rama, do të sjellin rezultate të shpejta edhe në aspektin e evazionit dhe kontrabandës së naftës, e cila vazhdon të jetë prezente.
“Njëri është produkti i kompanisë ‘Alb Trace’ që do të sjellë gjurmimin e naftës dhe një tjetër produkt i ndjekjes në kohë reale të të gjithë qarkullimit të naftës tranzit. Këto janë dy pika ku kemi dobësi. Jemi besimplotë se plani i ri që ka këto dy komponentë do të na japë në fund të këtij viti një pasqyrë kuptimplotë të rritjes së së të ardhurave për pensionistët, pagat, investimet edhe të një balancimi të çmimit, gjithmonë duke pasur parasysh çmimin jashtë kornizës së krizës”, shtoi Rama.
Burimi ATSH



















