
Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
Urimeve të kësaj dite të shënuar u është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama.
“Gëzuar Fitër Bajramin”, uroi Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndau një foto të Kuranit të Shenjtë.
Pas 30 ditëve agjërim dhe falje besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Një orë pas lindjes së diellit besimtarët myslimanë falën Namazin.
Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë të shumtë falën Namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes së agjërimit.
/Burimi ATSH



















