Rama uron besimtarët myslimanë: Le të hyjmë në festën e Bajramit me çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja

Për të gjithë myslimanë anembanë botës, nata e fundit e agjërimit shënon përmbylljen e një udhëtimi shpirtëror 30-ditor. Pas një muaji të tërë përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi shpirtëror, kjo natë vjen si moment shumë i veçantë për çdo besimtar.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale urimin që çdo agjërim dhe lutje të jetë pranuar.

“Le të hyjmë në festën e Bajramit me çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja”, u shpreh Rama.

Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin, pijen e jo vetëm, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaj që i dedikohet më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit; muaji i sadakasë dhe i punëve të mira, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Ndërsa, muaji i agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila, për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës, përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Pas agjërimit 30-ditor, besimtarët myslimanë festojnë nesër, 20 mars, festën e Fitër Bajramit, ndërsa falja e namazit do të nisë nga sheshi “Skënderbej” në orën 06:30.

Burimi ATSH

Salla takim me blegtorët: Mbështetje për rritjen e cilësisë së qumështit dhe luftën kundër informalitetit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim me shoqatën “Blegtorët prodhues të qumështit”, ku u…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia