
Peng Liyuan mban fjalim në videokonferencën e OBSh-së për Ditën Botërore të Tuberkulozit 2026
Peng Liyuan, bashkëshorte e Presidentit të Kinës Xi Jinping dhe Ambasadore e Vullnetit të Mirë të OBSH-së për Parandalimin e Tuberkulozit dhe HIV/AIDS-it, i dërgoi një fjalim me shkrim videokonferencës së OBSH-së për Ditën Botërore të Tuberkulozit 2026.

Peng Liyuan, bashkëshorte e Presidentit të Kinës Xi Jinping dhe Ambasadore e Vullnetit të Mirë të OBSH-së për Parandalimin e Tuberkulozit dhe HIV/AIDS-it, i dërgoi një fjalim me shkrim videokonferencës së OBSH-së për Ditën Botërore të Tuberkulozit 2026.
Peng Liyuan u shpreh se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe bashkësia ndërkombëtare, i janë përmbajtur vazhdimisht misionit të tyre për të mbrojtur shëndetin e njeriut dhe qëllimit të tyre për t’i dhënë fund epidemisë së tuberkulozit, duke ndërmarrë një punë të madhe efektive dhe duke përmbysur rritjen e vazhdueshme të numrit të pacientëve me tuberkuloz në vitet e fundit. Videokonferenca e OBSH-së, e përqendruar në temën “Fuqizimi nga Qeveria dhe Bashkëpunimi i Komunitetit”, ka një rëndësi të madhe në promovimin e përgjigjes së përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare ndaj sfidës së shëndetit publik të tuberkulozit.
Peng Liyuan tha se qeveria kineze i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe parandalimit dhe kontrollit të tuberkulozit. Ka përshpejtuar zhvillimin e teknologjisë së parandalimit dhe kontrollit të tuberkulozit, përmes novacionit shkencor dhe teknologjik. Puna e parandalimit dhe kontrollit ka vazhduar në nivele të larta. Rrjeti i shërbimeve shëndetësore të Kinës, që mbulon më shumë se 1.4 miliardë banorë urbanë dhe ruralë, ka përmirësuar efektivisht aksesin e parandalimit dhe trajtimit të tuberkulozit, në mënyrë që prekshmëria e tuberkulozit të ulet vazhdimisht. Kina ka hyrë në radhët e vendeve me prekshmëri të ulët dhe mesatare të tuberkulozit. Ky vit shënon 15-vjetorin e “Fushatës së Shpërndarjes së Njohurive për Parandalimin dhe Kontrollin e Tuberkulozit nga Miliona Vullnetarë” të Kinës. Gjatë 15 viteve të fundit, më shumë se një milion vullnetarë në Kinë i janë përkushtuar kauzës së parandalimit dhe kontrollit të tuberkulozit, duke kryer më shumë se 80 000 projekte shërbimi vullnetar.
Peng Liyuan deklaroi se ndalimi i tuberkulozit dhe mbrojtja e shëndetit, janë synimi dhe aspirata jonë e përbashkët. Ajo u bëri thirrje njerëzve nga të gjitha vendet dhe sektorët të ndërmarrin hapa aktivë për të mbështetur dhe për të marrë pjesë në luftën globale kundër tuberkulozit, për të përhapur ngrohtësi dhe kujdes, për të ndërtuar besim dhe shpresë, dhe për të siguruar që arritjet në parandalimin dhe kontrollin e tuberkulozit t’i sjellin dobi të gjithë njerëzimit, duke punuar së bashku për të ndërtuar një komunitet global shëndetësor për të gjithë.
Burimi CGTN


















