Hoxha: MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi se shërbimi publik mbetet detyra dhe përgjegjësia kryesore e çdo funksionari shtetëror, përfshirë edhe anëtarët e shërbimit diplomatik.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi se shërbimi publik mbetet detyra dhe përgjegjësia kryesore e çdo funksionari shtetëror, përfshirë edhe anëtarët e shërbimit diplomatik.

Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se në kushtet e tensioneve në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në vendet e prekura kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me qytetarët shqiptarë që ndodhen në rajon.

Sipas tij, përmes ambasadave dhe përfaqësive diplomatike është ofruar informacion, këshillim dhe asistencë konsullore për qytetarët shqiptarë, ndërsa ka vijuar edhe koordinimi i pandërprerë me autoritetet vendase për çdo nevojë apo situatë të mundshme.

Ministri Hoxha shprehu gjithashtu falënderim dhe mirënjohje për diplomatët dhe stafin e shërbimit të jashtëm që, sipas tij, vazhdojnë të kryejnë detyrën edhe në rrethana komplekse dhe në kohë të trazuara, duke pasur gjithmonë si prioritet sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.

Ai theksoi se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vijojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet në rajon dhe, në bashkëpunim me vendet mike dhe partnere, do të mbetet në gatishmëri për të reaguar në çdo situatë dhe për të mbështetur shqiptarët kudo që ndodhen.

Ditën e djeshme, gjatë raportimit në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi masat e marra nga autoritetet shqiptare për mbrojtjen dhe asistencën ndaj shtetasve shqiptarë që ndodhen në rajonin e Lindjes së Mesme, Hoxha u shpreh se, gjatë raportimit në Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme i Kuvendit të Shqipërisë, Hoxha bëri të ditur se më 28 shkurt, me nisjen e krizës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ngriti një shtab të posaçëm për menaxhimin e situatës.

Sipas tij, ky shtab funksionon mbi bazën e protokolleve dhe praktikave të përcaktuara për menaxhimin e situatave të tilla dhe ka punuar në koordinim të ngushtë me drejtuesit e ministrisë, nën autoritetin e ministrit.

“Ky shtab, në bashkëpunim me ekipin drejtues të ministrisë, është drejtuar nga një zëvendësministër në autoritetin e ministrit. Ka bashkëpunuar në mënyrë të ngushtë dhe të pandërprerë. Nuk ka pasur orar pune. 24 orë në ditë shtabi ka qenë në kontakt me përfaqësitë tona diplomatike në të gjitha vendet e prekura, por edhe në vendet përreth, për të ndjekur dinamikat e situatës dhe për të parë mënyrën e veprimit në rast nevoje”, u shpreh Hoxha.

Ai theksoi se institucionet shqiptare kanë ndjekur nga afër çdo zhvillim të situatës, përfshirë shkallën e përshkallëzimit dhe implikimet e saj për vendet e rajonit, ekonominë, shoqërinë dhe veçanërisht për qytetarët shqiptarë që ndodhen në këto vende.

Hoxha bëri të ditur gjithashtu se Kryeministri ka zhvilluar komunikime të drejtpërdrejta me diplomatët shqiptarë në terren, ndërsa theksoi se, ndryshe nga disa vende të tjera, Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë përfaqësi diplomatike në vendet e prekura nga kriza.

Sipas tij, ka qenë e rëndësishme që diplomatët shqiptarë të vijojnë të jenë në krye të detyrës dhe në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë që ndodhen në rajon.

Në përfundim, ministri Hoxha shprehu mirënjohje për diplomatët dhe stafin e shërbimit të jashtëm për angazhimin dhe punën e tyre në këtë periudhë.

“Ata kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe meritojnë mirënjohje për kontributin e tyre të rëndësishëm. Shërbimi i jashtëm do të vazhdojë të qëndrojë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen”, theksoi Hoxha.

Marrë nga ATSH

Hoxha: MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi se shërbimi publik mbetet detyra dhe përgjegjësia kryesore e çdo…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi se shërbimi publik mbetet detyra dhe përgjegjësia kryesore e çdo…