Rama: Vendimi i Kuvendit për Ballukun i deformuar, asnjë frenim në rrugën për anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama siguroi sot, gjatë një konference për shtyp, se nuk ka asnjë frenim në rrugën e pandalshme drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama siguroi sot, gjatë një konference për shtyp, se nuk ka asnjë frenim në rrugën e pandalshme drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Duke iu referuar votimit të djeshëm në Kuvend të çështjes së imunitetit të deputetes Belinda Balluku, Rama sqaroi se e vërteta e madhe është se kërkesa e SPAK nuk i përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë.

“Ndërkohë përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE, apo do të pengojë zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi, apo do të pengojë aktivitetin e pavarur të drejtësisë është një përpjekje e shëmtuar”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se “në dëshpërimin e vetë, kjo përpjekje ka të gjithë atë ingredientë që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet dhe që hapat e shpejtë me të cilat ne po ecim në procesin e negociatave të frenohen”.

“Nuk ka asnjë gjë të re në këtë por natyrisht që materiali në këtë rast është i favorshëm për të torollisur njerëzit dhe për të fryrë daullen e luftës kundër qeverisë dhe kundër kësaj shumice qeverisëse

Rama siguroi se nuk ka asnjë diskutim lidhur me vullnetin tonë për të vazhduar në rrugën që ne kemi hapur në pavarësinë e drejtësisë dhe në luftën reale kundër korrupsionit.

“Ashtu sikundër nuk ka asnjë dyshim që në këtë rast nuk jemi përballë një çështjeje korrupsioni sepse vetë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion, por jemi përballë një çështje nën hetime cila mund të hetohet lirisht pa asnjë më të voglën pengesë”, tha Rama.

Kryeministri inkurajoi prokurorinë që të ndjekë dhe të hetojë të gjitha pistat ku mund të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës ferra e korrupsionit. “Deri tani nuk jemi përballë një çështje korrupsioni. Kjo është pak, por shumë e sigurt”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Me ambasadoren e ShBA-ve në Athinë diskutuam çështje të interesit të lartë amerikan

Kryeministri Edi Rama zbardhi sot detaje nga pritja në kryeministri e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Me ambasadoren e ShBA-ve në Athinë diskutuam çështje të interesit të lartë amerikan

Kryeministri Edi Rama zbardhi sot detaje nga pritja në kryeministri e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë,…