
Presidenti i KOKSH takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Rinisë
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, priti në një takim në zyrën e tij Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, priti në një takim në zyrën e tij Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo.
Gjatë takimit u prezantua puna, arritjet dhe projektet madhore të KOKSH, me theks të veçantë te programet dhe iniciativat që synojnë përfshirjen e të rinjve në sport dhe promovimin e historive të suksesit të sportistëve shqiptarë.
Palët diskutuan gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit mes KOKSH dhe AKR, me synim rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në aktivitete sportive në të gjithë vendin.
Së shpejti pritet edhe firmosja e një memorandumi bashkëpunimi mes dy institucioneve.



















