
Betohen te Presidenti 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar
Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ndërsa e para që u betua ishte zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.

Me dorën mbi Kushtetutë janë betuar te Presidenti 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Pasi është lexuar formula, ata janë betuar duke marrë kështu zyrtarisht detyrën.
Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ndërsa e para që u betua ishte zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.
Me radhë më pas u betuan edhe ministrat e tjerë, Ferit Hoxha ministër i Punëve të Jashtëm, Besfort Lamallari ministër i Brendshëm, Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes, Toni Gogu, ministër i Drejtësisë, Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.


















