Rama takon Begajn, paraqet propozimet për ndryshimet në qeveri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Kryeministrin Edi Rama.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Kryeministrin Edi Rama.

Gjatë takimit që u zhvillua në Pallatin e Brigadave, Kryeministri Rama i paraqiti Kreut të Shtetit propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar.

Sipas presidencës, procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave nga ana e Presidentit.

Pas dekretimit nga Presidenti, ndryshimet në kabinetin qeveritar do t’i kalojnë për miratim Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohen nga deputetët në seancë plenare.

Më 26 shkurt, në një mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama propozoi ndryshime në kabinetin qeveritar.

Konkretisht në postin e zv.kryeministres u emërua Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha, ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, u emërua Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, duke zëvendësuar në këtë detyrë, Elisa Spiropalin.

Besfort Lamallari u largua nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe u emërua Ministër i Brendshëm.

Toni Gogu u emërua në krye të Ministrisë së Drejtësisë ndërsa Erjona Ismaili u emërua ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Enea Karakaçi u emërua ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku.

Ministër i Mbrojtjes u emërua Ermal Nufi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Pirro Vengun.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Cilësia e ajrit, prioritet për shëndetin publik dhe integrimin europian

Ekipi i Ministrisë së Mjedisit prezantoi Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit për Cilësinë e Ajrit, së bashku me Planet…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Cilësia e ajrit, prioritet për shëndetin publik dhe integrimin europian

Ekipi i Ministrisë së Mjedisit prezantoi Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit për Cilësinë e Ajrit, së bashku me Planet…