
Restaurohet Muzeu Etnografik i Beratit, punohet për rimuzealizimin e hapjen për publikun
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Ceca dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, vizituan ambientet e restauruara të Muzeut, të këtij monumenti të rëndësishëm të kulturës shqiptare.

Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit dhe po punohet për rimuzealizimin e hapjen për publikun.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Ceca dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, vizituan ambientet e restauruara të Muzeut, të këtij monumenti të rëndësishëm të kulturës shqiptare.
Restaurimi u krye falë një financimi IPA fituar nga Këshilli i Qarkut Berat, duke vlerësuar investimin që i ka dhënë një dimension të ri prezantimit të trashëgimisë qytetare dhe duke theksuar rolin e muzeut në forcimin e profilit kulturor e turistik të Beratit.
I hapur në vitin 1979 dhe i vendosur në banesën monumentale Llavda, muzeu ruan rreth 1300 artefakte që dëshmojnë mënyrën e jetesës, mjeshtërive dhe kulturës qytetare ndër shekuj.
Rihapja në verën e vitit 2026 e Muzeut Etnografik të Beratit shënon një moment të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të qytetit, duke rikthyer në jetë një pasuri të çmuar të vendosur në këtë banesë monument kulture e kategorisë së parë. Qendra Muzeore Berat dhe DRTK Berat, nën kujdesin e MTKS, po punojnë për rimuzealizimin e hapjen për publikun.
Burimi ATSH


















