Gonxhja: Bashkëpunim me Shoqatën e Agroturizmit për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Agroturizmit, ku në fokus ishin zhvillimet e sektorit, sfidat aktuale dhe mundësitë për rritjen e mëtejshme të agroturizmit në Shqipëri.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Agroturizmit, ku në fokus ishin zhvillimet e sektorit, sfidat aktuale dhe mundësitë për rritjen e mëtejshme të agroturizmit në Shqipëri.

Gjatë bashkëbisedimit, u vlerësua roli i agroturizmit në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, fuqizimin e ekonomive lokale dhe promovimin e trashëgimisë rurale.

Ministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional për adresimin e problematikave ekzistuese dhe përmirësimin e kuadrit mbështetës për sipërmarrjet në zonat rurale.

Po ashtu, u riafirmua angazhimi për lehtësimin e proceseve dhe ndërtimin e politikave që nxisin investime të reja dhe zhvillim afatgjatë në fshat, me synim rritjen e cilësisë së ofertës turistike dhe mirëqenies së komuniteteve vendore.

Ministri shprehu mbështetjen për Shoqatën e Agroturizmit, duke theksuar kontributin e këtij sektori në edukimin e brezave, pasurimin e itinerareve turistike dhe promovimin e eksperiencave të lidhura me natyrën dhe traditën shqiptare.

“Të vendosur për të lehtësuar proceset mbështetëse dhe për të ndërtuar politika që nxisin investime të reja dhe zhvillim afatgjatë në zonat rurale. Shprehëm mbështetjen tonë për Shoqatën e Agroturizmit, në funksion të forcimit të sektorit dhe rritjes së cilësisë së ofertës turistike por edhe mirëqenies së komuniteteve e përfitimeve direkte që aktiviteti i tyre i jep edukimit të brezave dhe pasurimit të itenerareve e eksperiencave të natyrës e traditës”, deklaroi ministri Gonxhja.

Viti 2025 shënoi një tjetër rekord historik për turizmin shqiptar, me rreth 12.4 milionë vizitorë të huaj që hyrën në vend gjatë gjithë vitit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Turizmit. Kjo shifër përbën një rritje prej rreth 6.6% krahasuar me vitin 2024, duke reflektuar interesin në rritje ndërkombëtar për Shqipërinë si destinacion turistik dhe kapacitetet e përmirësuara të industrisë së mikpritjes.

Rritja e fluksit turistik nuk është vetëm sezonal. Statistikat tregojnë se trendi i hyrjeve ka qenë i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit 2025, duke theksuar natyrën gjithsezonal të turizmit dhe jo vetëm një destinacion veror.

Ky rritje në numrat e vizitorëve ka kontribuar jo vetëm në zhvillimin e sektorit të mikpritjes, por edhe në promovimin e zonave të thella natyrore, kulturës, trashëgimisë dhe aktiviteteve adventure, përtej plazheve tradicionale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vogëlushët në QSUT vijojnë mësimin në spital

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se brenda mjediseve të spitalit, nxënësit vijojnë procesin mësimor në kushte të…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vogëlushët në QSUT vijojnë mësimin në spital

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se brenda mjediseve të spitalit, nxënësit vijojnë procesin mësimor në kushte të…