Begaj në Maqedoninë e Veriut, takim me kreun e komunës së Çairit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut, nisi takimet në komunat e drejtuara nga shqiptarët me një ndalesë në Çair, të cilin e cilësoi si “zemra e Shkupit historik”.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Kreu i Shtetit zhvilloi biseda me përfaqësues vendorë, mes tyre edhe me Kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhitin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve në rajon.
Presidenti Begaj vuri në dukje se reforma decentralizuese në Maqedoninë e Veriut pritet me shpresë dhe besim nga përfaqësuesit vendorë të shqiptarëve, si një hap drejt fuqizimit të qeverisjes vendore dhe rritjes së përfaqësimit efektiv.
Vizita e Presidentit shqiptar synon thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe mbështetjen e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin, bashkëjetesën dhe integrimin europian të rajonit.