Presidenti i Kinës Xi Jinping paraqiti vizionin e tij për bashkëpunimin Kinë – Gjermani gjatë vizitës së Kancelarit gjerman Merz në Kinë

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të mërkurën, në datën 25 Shkurt 2026, në Pekin me kancelarin gjerman Friedrich Merz, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë zyrtare.


Nga Prof. Dr. Enriko Ceko

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të mërkurën, në datën 25 Shkurt 2026, në Pekin me kancelarin gjerman Friedrich Merz, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë zyrtare.

Në këtë takim, Xi Jinping-u theksoi se “Kina dhe Gjermania janë përkatësisht ekonomia e dytë dhe e tretë në radhë më të mëdhatë në botë dhe marrëdhëniet kino-gjermane nuk janë thjesht dhe vetëm të lidhura me interesat e të dy vendeve, por këto marrëdhënie kanë edhe një efekt të rëndësishëm në Evropë dhe në botë”.

Më tej Presidenti i Kinës vazhdoi: “Që nga përfundimi i Luftës II Botërore e deri në ditët tona kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha dhe situata aktuale ndërkombëtare paraqet ndryshimet më të thella që nga ajo kohë. Sa më e trazuar dhe komplekse të bëhet bota, aq më shumë duhet që Kina dhe Gjermania (1) të forcojnë komunikimin strategjik, (2) të rrisin besimin e ndërsjellë strategjik dhe (3) të promovojnë zhvillimin e vazhdueshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik dypalësh.

Presidenti i Kinës, në këtë takim, paraqiti tre sugjerime për zhvillimin e mëtejshëm të ardhshëm të marrëdhënieve Kinë-Gjermani.

1. Të dy vendet duhet të bëhen partnerë të besueshëm që mbështesin njëri-tjetrin.

2. Kina dhe Gjermania duhet të bëhen partnerë të hapur dhe me dobi të ndërsjellë në inovacion.

3. Kina dhe Gjermania duhet të bëhen partnere në fushën kulturore për të kuptuar dhe vlerësuar edhe më mirë njëra-tjetrën

Në lidhje me çështjen e parë që ka të bëjë me besueshmërinë dhe mbështetjen për njëri tjetrin, Xi theksoi se Kina dhe Gjermania janë përqendruar në zhvillimin e tyre dhe kanë arritur përparim të shpejtë, mbi (1) bazën e respektit dhe besimit të ndërsjellë, (2) hapjes e bashkëpunimit, dhe (3) kanë shkruar një histori suksesi me përfitim të ndërsjellë për të dy vendet. Mbi këtë bazë, Kina me zhvillimin e saj paqësor do vazhdojë që të ndajë mundësitë e zhvillimit me të gjitha vendet e botës, përfshirë Gjermaninë dhe më tej ai u shpreh: “Shpresojmë që Gjermania (1) do e shohë zhvillimin e Kinës në mënyrë objektive dhe racionale, (2) do të ndjekë një politikë pozitive e pragmatike ndaj Kinës dhe (3) do të punojë me Kinën për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të marrëdhënieve kino-gjermane”.


Kancelari gjerman Merz në një aktivitet të prezantimit të teknologjisë së vetëdrejtimit të makinës Merdedes-Benz në Pekin, 26 shkurt 2026/Foto nga VCG

Në lidhje me çështjen e dytë, Xi theksoi se Kina dhe Gjermania duhet të forcojnë partneritetin e hapur me dobi të ndërsjellë në fushën e inovacionit. Ai për këtë e vuri theks edhe në faktin se strategjia e re e qeverisë gjermane në fushën e zhvillimit të teknologjisë, inovacionit dhe digjitalizimit përputhet ngushtë me drejtimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar të Kinës për zhvillimin inteligjent, të gjelbër dhe të integruar dhe në këtë aspekt, të dyja palët duhet (1) të forcojnë harmonizimin e strategjive të tyre të zhvillimit, (2) të mbështesin fluksin e dyanshëm të talenteve, njohurive e teknologjisë, si dhe (3) të nxisin dialogun dhe bashkëpunimin në fusha të avancuara si inteligjenca artificiale, etj. Në këtë pikë Presidenti i Kinës e vuri piketën te fakti se “të dyja palët duhet ta kuptojnë saktë marrëdhënien midis konkurrencës dhe bashkëpunimit, të kërkojnë rrugë bashkëpunimi me përfitim të ndërsjellë dhe të ruajnë së bashku qëndrueshmërinë dhe funksionimin e qetë të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit”.

Në lidhje me çështjen e tretë, Xi theksoi se Kina dhe Gjermania duhet të forcojnë partneritetin në fushën e kulturës, në mënyrë që të ketë kuptueshmëri dhe vlerësim të dyanshëm, sepse të dy vendet kanë trashëgimi të thellë kulturore dhe si të tilla duhet të mbështesin mësimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin mes qytetërimeve, të përmirësojmë shkëmbimet njerëzore dhe të konsolidojnë themelet e opinionit publik për miqësinë kino-gjermane.

Xi Jinping paraqiti qartë faktin se “të tëra vendet duhet të qëndrojnë së bashku në të mira dhe të këqija, përballë peizazhit global në zhvillim të shpejtë, duke ndarë një fat të përbashkët” dhe gjithashtu paraqiti idenë se “mbështetja e pozicionit thelbësor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rigjallërimi i rolit të saj udhëheqës dhe marrja nga ana e saj e roleve të reja drejtuese në (1) mbrojtjen e multilateralizmit, (2) praktikimin e sundimit ndërkombëtar të ligjit, (3) mbrojtjen e tregtisë së lirë dhe (4) nxitjen e solidaritetit dhe të bashkëpunimit, mbeten piketa të përbashkëta dhe në këtë këndvështrim Kina përkrah vetëmbështetjen dhe vetëforcimin e Evropës, duke patur mendimin e saj se Evropa do të (1) ecë në të njëjtin drejtim me Kinën, (2) mbështesë partneritetin strategjik, (3) përmbahet hapjes, përfshirjes e bashkëpunimit fitimprurës për të dyja palët, duke arritur një zhvillim më të madh në marrëdhëniet dypalëshe dhe duke dhënë kontribute më të mëdha për paqen dhe zhvillimin botëror.


Kancelari gjerman Merz bën një vizitë në ndërmarrjen kineze të robotëve Unitree, qytet Hangzhou, Kinë Lindore, 26 shkurt/Foto nga VCG

Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz në këtë takim, pasi shprehu kënaqësinë e tij për vizitën në Kinë gjatë kremtimeve të Festës së Pranverës, theksoi se “që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Gjermania dhe Kina kanë ruajtur shkëmbimet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë, duke sjellë përfitime për popujt e të dy vendeve”.

Ai theksoi se “Gjermania (1) i vlerëson shumë marrëdhëniet e saj me Kinën, (2) i përmbahet fort politikës së “një Kine” dhe (3) është e gatshme të punojë me Kinën për të vazhduar traditën e miqësisë, për të mbështetur respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin e hapur, si edhe për të thelluar vazhdimisht partneritetin e gjithanshëm strategjik midis dy vendeve.

Është e dukshme se për të paktën dhjetë vitet e mëparshme, bizneset gjermane i kanë kushtuar një rëndësi shumë të madhe tregut kinez dhe për të ardhmen e afërt dhe të largët biznesi gjerman shpreson të thellojë edhe më tej bashkëpunimin me Kinën, për të arritur përfitime të ndërsjella dhe zhvillim të përbashkët. Sipas Merz, “situata ndërkombëtare po kalon ndryshime të thella dhe Gjermania e Kina mbajnë përgjegjësinë e rëndësishme për t’u përballur së bashku me sfidat globale. Në këtë këndvështrim, Gjermania mirëpret (1) forcimin e koordinimit me Kinën, (2) mbështetjen e tregtisë së lirë dhe (2) kundërshtimin e proteksionizmit. Për Merz “zhvillimi i një marrëdhënieje të besueshme dhe të qëndrueshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis BE-së dhe Kinës mbetet një çështje e padiskutueshme në interes të të dyja palëve dhe padyshim që kjo qasje favorizon qëndrueshmërinë dhe prosperitetin global”.

Duket se vizita e Kancelarit Gjerman Merz në Kinë është e frytshme dhe kuptimplote. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës përgjatë kësaj vizite “është ritheksuar angazhimi i të dy vendeve për të ruajtur marrëdhënie dypalëshe të qëndrueshme dhe konstruktive, për të thelluar më tej bashkëpunimin me përfitim të përbashkët dhe për t’i trajtuar siç duhet dallimet nëpërmjet dialogut të sinqertë, të hapur dhe me respekt të ndërsjellë.

Në këtë kuadër, duket se palët kanë rënë dakord të vazhdojnë të shfrytëzojnë rolin e mekanizmave të dialogut institucional (siç është edhe mekanizmi i konsultimit ndërqeveritar Kinë-Gjermani) dhe kanë ritheksuar gatishmërinë për t’u angazhuar në shkëmbime dhe për të rritur mirëkuptimin në mënyrë të sinqertë, miqësore dhe të hapur, duke mbetur të përkushtuar për t’i zgjidhur siç duhet shqetësimet e njëri-tjetrit me anë të dialogut, për të siguruar zhvillimin afatgjatë, të ekuilibruar, të besueshëm e të qëndrueshëm të lidhjeve ekonomike dhe tregtare dypalëshe.

Gjatë kësaj vizite, Kancelarin Merz e shoqëruan drejtues të shumë kompanive të mëdha gjermane, fakt që tregon se biznesi gjerman tregon shpresën dhe besimin e Gjermanisë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit praktik me Kinën.

Përgjatë kësaj vizite, kryeministri kinez Li Qiang dhe kancelari gjerman Friedrich Merz nënshkruan disa dokumenta për bashkëpunimin në fusha të tilla si tranzicioni i gjelbër, doganat, sportet dhe media dhe po së bashku morën pjesë në një simpozium të komitetit këshillimor ekonomik Kinë-Gjermani, ku morën pjesë mbi 60 sipërmarrës gjermanë.

Duket se të dy palët janë tashmë të gatshme për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet Kinë-Gjermani dhe për të sjellë qëndrueshmëri e energji pozitive në botën plot ndryshime dhe trazira.

Duket se kjo vizitë u fokusua (1) në qëndrueshmërinë e marrëdhënieve ekonomike midis dy palëve, (2) në eliminimin e riskut, duke diversifikuar edhe më tej zinxhirët e furnizimit dhe (3) në eliminimin e barrierave për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të prodhimit të makinave elektrike, etj.

Disa nga arritjet e përbashkëta midis dy vendeve përgjatë kësaj vizite janë: (1) thellimi i dialogut ekonomik dhe politik, (2) nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushat e energjisë së gjelbër, industrisë automobilistike, inovacionit dhe teknologjive dhe (3) rikonfirmimi i partneritetit strategjik Gjermani–Kinë, duke forcuar rrugën e hapjes për dialog të vazhdueshëm mbi çështjet ndërkombëtare.

Kjo vizitë, parë dhe në kontekstin historik, është vazhdim i vizitave të shpeshta që Kancelarja e mëparshme gjermane, Angela Merkel, ka bërë në Kinën (mbi 10 herë), vizita që i forcuan edhe më shumë marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve

Burimi CGTN

Dosja e Veliajt, caktohet me short treshja gjykuese

Veliaj ndodhet në qeli prej më shumë se një viti. Ai u arrestua më 10 shkurt të vitit 2025.

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Dosja e Veliajt, caktohet me short treshja gjykuese

Veliaj ndodhet në qeli prej më shumë se një viti. Ai u arrestua më 10 shkurt të vitit 2025.