Indeksohen pagat e ushtarakëve aktivë me 2.5% nga 1 janari 2026

Efektet financiare për vitin 2026, që lidhen me paga dhe kontribute për sigurime shoqërore e shëndetësore, do të përballohen nga buxheti i Ministria e Mbrojtjes, sipas ligjit për buxhetin e vitit 2026.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për indeksimin në masën 2.5% të pagës bazë për gradë dhe të pagës për tituj akademikë apo grada shkencore për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi parashikon disa ndryshime në aktin nr.420, datë 26.6.2024, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë”, duke zëvendësuar lidhjet nr.1 dhe nr.2, që përmbajnë tabelat me vlerat përkatëse të pagave dhe shtesave.

Sipas përcaktimeve të reja, elementët “pagë bazë për gradë” dhe “pagë për titull akademik/gradë shkencore/kualifikim shkencor” indeksohen në masën 2.5%, me qëllim përditësimin e trajtimit financiar të personelit ushtarak.

Efektet financiare për vitin 2026, që lidhen me paga dhe kontribute për sigurime shoqërore e shëndetësore, do të përballohen nga buxheti i Ministria e Mbrojtjes, sipas ligjit për buxhetin e vitit 2026.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletorja Zyrtare dhe i shtrin efektet nga 1 janari 2026.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Rritja e pjesëmarrjes së bizneseve në prokurimin publik, kyç për transparencë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes qeverisë dhe sipërmarrjes për rritjen e…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia