Trump: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve që do të kontribuojnë me trupa për të stabilizuar Gazën

Presidenti i SHBA-së tha se Indonezia, Maroku, Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani kishin angazhuar të gjitha trupat për të stabilizuar Gazën.


Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot në takimin e Bordit të Paqes, se disa vende kishin rënë dakord të kontribuonin me trupa për të “stabilizuar” Gazën, sipas “NBC News”.

Presidenti i SHBA-së tha se Indonezia, Maroku, Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani kishin angazhuar të gjitha trupat për të stabilizuar Gazën.

Trump shtoi se vende të tjera, si Egjipti dhe Jordania, po ofronin gjithashtu ndihmë të konsiderueshme, për të krijuar një forcë policore palestineze shumë të besueshme.

Pjesëmarrësit në takimin e Bordit të Paqes janë mbledhur sot në Institutin Amerikan të Paqes, sipas “NBC News”.

Takimi filloi me një foto të të pranishmëve, ku presidenti amerikan, Donald Trump ishte i shoqëruar nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, zëvendëspresidenti JD Vance dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, një anëtar i bordit ekzekutiv të organizatës.

Trump bëri një shaka ndërsa të gjithë pjesëmarresit pozuan, duke pyetur nëse të tjerët po e shijonin muzikën që luhej në sfond.

Ndërsa pjesëmarrësit, përfshirë udhëheqës të huaj dhe zyrtarë të administratës Trump, zunë vendet e tyre pas podiumit, disave iu dhanë kapele të kuqe në stilin MAGA me mbishkrimin “SHBA” me shkronja të mëdha të bardha.

Trump ka hapur takimin me një fjalim drejtuar pjesëmarrësve, të cilët po mblidhen për t’u përqendruar në të ardhmen e Gazës. Përfaqësues të dhjetëra vendeve pritet të marrin pjesë në program.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e Pashkës të sjellë paqe, shpresë dhe bekime

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët katolikë dhe ungjillorë për festën e Pashkës, që për ta shënon Ringjalljen e Krishtit.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e Pashkës të sjellë paqe, shpresë dhe bekime

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët katolikë dhe ungjillorë për festën e Pashkës, që për ta shënon Ringjalljen e Krishtit.