Trump: Jemi të nderuar që Bordit i është bashkuar kryeministri Rama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi sot se është i nderuar për pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes, që po zhvillohet në Uashington D.C.

“Sot jemi të nderuar se na bashkohet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ”, u shpreh Trump në fjalën e tij të hapjes së seancës, pas fotos familjare me drejtues shtetesh, qeverish dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.
Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes nisi zyrtarisht në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes “Donald J. Trump”, në Uashington D.C., me pjesëmarrjen e liderëve nga vende të ndryshme të botës.
Në fjalën e tij, Presidenti Trump përmendi edhe mbështetjen e tij për liderë të tjerë ndërkombëtarë përfshi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
‘Kemi presidenten Osmani, faleminderit, po bëni një punë të madhe”, tha Trump.
Marrë nga ATSH