Rama në Bordin e Paqes me presidentin Trump, Balla: Mbani televizorët ndezur në orën 16:00

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Donald Trump do të jenë së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se nuk ekziston asnjë kërkesë për heqje imuniteti ndaj deputetëve apo ministrave, pasi sipas tij ata nuk gëzojnë imunitet penal.

Sipas Ballës, në rastin konkret bëhet fjalë vetëm për një kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie.

“Nuk ka kërkesë për heqje imuniteti. Ka vetëm një kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie, për të qenë të saktë”, u shpreh ai.

Në vijim, Balla kundërshtoi pretendimet për ekzistencën e një vendimi 8 me 0 të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, katër anëtarë kanë argumentuar se ndërhyrja në kompetencat e kryeministrit dhe Parlamentit duhet të adresohet nga vetë Gjykata Kushtetuese, ndërsa katër të tjerë kanë mbajtur qëndrimin se çështja duhet adresuar nga ligjvënësi kushtetues.

Megjithatë, të dyja palët bien dakord se ka ndërhyrje në kompetenca, por jo për mënyrën e zgjidhjes.

Balla akuzoi opozitën se po merr kompetenca që nuk i takojnë, duke e cilësuar të papranueshme shpalljen e një projektligji si antikushtetues pa një vendim formal.

“Ne vijmë me një propozim dhe del dikush që thotë se kemi sjellë projektligj antikushtetues. Kush je ti që e thua këtë?”, deklaroi ai.

Ai theksoi se mazhoranca do të vijojë me nismën që, sipas tij, garanton ndarjen e pushteteve në një republikë parlamentare.

Në fjalën e tij, Balla përmendi edhe eurodeputetin David McAllister, duke theksuar deklaratën e tij se protestat e dhunshme janë të papranueshme në një demokraci funksionale.

Në fund, ai u ndal te një zhvillim ndërkombëtar, duke paralajmëruar se në orën 16:00 kryeministri Edi Rama dhe presidenti Donald Trump do të jenë së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, duke ironizuar deklaratat e mëparshme të opozitës për pjesëmarrjen e Ramës në këtë forum.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…