
Rama: Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrje me trupa në Bordin e Paqes për Gazën
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, se Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrje me trupa.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, se Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrje me trupa.
Duke marrë fjalën në mbledhjen inauguruese të kësaj strukture të re ndërkombëtare, e krijuar për të adresuar situatën në Rripin e Gazës, Kryeministri përgëzoi rolin vendimtar të Presidentit Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.
“Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrje me trupa. Propozova që ky bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë për të ndërtuar infrastrukturë dhe godina për fëmijët e Gazës që janë më të pafajshmit e çmendurisë së Hamasit”, tha Rama.
Kryeministri deklaroi se “Shqipëria ka privilegjin të jetë në këtë rrugë”.
“Faleminderit që e përfshitë Shqipërinë në këtë iniciativë të jashtëzakonshme. Ne shpresojmë të jemi një vlerë e shtuar në vizionin tuaj të jashtëzakonshëm”, iu drejtua Rama presidentit Trump.
Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes u zhvillua sot në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes “Donald J. Trump”, në Uashington D.C., nën drejtimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me pjesëmarrjen e liderëve nga vende të ndryshme të botës.
Marrë nga ATSH



















