
Muzeu Arkeologjik i Durrësit në prag të rihapjes për publikun
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se Muzeu Arkeologjik i Durrësit tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të procesit të muzealizimit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se Muzeu Arkeologjik i Durrësit tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të procesit të muzealizimit.
“Punimet po vijojnë dhe çdo ditë jemi gjithnjë e më pranë momentit të rihapjes së tij për publikun”, tha ministri Gonxhja.
Muzeu Arkeologjik i Durrësit, së bashku me Muzeun Etnografik, janë në proces restaurimi e konservimi, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me MTKS. Me rihapjen, Muzeu Arkeologjik do t’i rikthehet hartës së siteve të rëndësishme të qytetit të Durrësit, ku do të dëshmojë para vizitorëve vendas e të huaj, trashëgiminë e pasur shqiptare.
Muzeu Arkeologjik i Durrësit pësoi dëmtime të konsiderueshme prej tërmetit të vitit 2019.
Burimi ATSH


















