Balla uron Dukën për rizgjedhjen në krye të FSHF-së: Besoj në kualifikimin në Botëror

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, njëkohësisht zëvendëspresident i UEFA-s, Armand Duka, për rizgjedhjen në krye të institucionit më të lartë të futbollit në vend.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, njëkohësisht zëvendëspresident i UEFA-s, Armand Duka, për rizgjedhjen në krye të institucionit më të lartë të futbollit në vend.

Balla shprehu besimin se katërvjeçari i ri do të sjellë arritje të rëndësishme për futbollin shqiptar, duke përmendur si objektiva kualifikimin në Kupën e Botës, rikthimin për herë të tretë në Kampionatin Europian, si dhe organizimin e eventeve madhore sportive.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e investimeve në infrastrukturë, me më shumë fusha futbolli dhe mbështetje për ekipet e moshave, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të kampionateve shqiptare.

“Urime presidentit të FSHF-së, njëkohësisht zv/president i UEFA-s, Armand Duka për rizgjedhjen. Besoj shumë se ky katërvjeçar do të mbajë brenda vetes kualifikim në Kupën e Botës, rikthim për herë të tretë në Kupën e Europës, Super Kupën e Europës për klube, Kampionatin Europian U-21, më shumë fusha futbolli dhe më shumë mbështetje për ekipet e moshave dhe kampionatet shqiptare”, shkruan Balla.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…