Gjykata e Lartë dhe UNDP, memorandum për përdorimin e inteligjencës artificiale në anonimizimin e vendimeve gjyqësore

Gjykata e Lartë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (United Nations Development Programme – UNDP) nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi (MoU), që synon modernizimin e sistemit gjyqësor


Gjykata e Lartë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (United Nations Development Programme – UNDP) nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi (MoU), që synon modernizimin e sistemit gjyqësor përmes zhvillimit dhe implementimit të një sistemi të asistuar nga inteligjenca artificiale për anonimizimin e vendimeve gjyqësore.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe aksesit publik në jurisprudencë, duke garantuar njëkohësisht mbrojtje të fortë të të dhënave personale dhe të drejtave themelore të qytetarëve. Sistemi i ri do të mundësojë redaktimin automatik të të dhënave sensitive në vendimet gjyqësore, duke reduktuar rreziqet që lidhen me ekspozimin e informacionit personal, veçanërisht për kategori vulnerabël si gratë, të miturit, të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinore dhe komunitetet e margjinalizuara.

Gjykata e Lartë do të kontribuojë me ekspertizën e saj juridike në çdo fazë të projektit, nga konceptimi deri në zbatimin praktik, duke ushtruar rol drejtues në ndërtimin e standardeve të reja për përdorimin etik dhe të përgjegjshëm të teknologjisë në drejtësi.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, u shpreh se bashkëpunimi me UNDP tashmë hyn në fazën e zbatimit konkret.

“Ky projekt shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjet tona për të ndërtuar një drejtësi më transparente, më efikase dhe më të mbrojtur nga rreziqet që sjell ekspozimi i të dhënave personale. Gjykata e Lartë mbetet plotësisht e angazhuar për ta çuar përpara këtë bashkëpunim dhe për të zgjeruar më tej partneritetin tonë në projekte të tjera novatore në të ardhmen, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës.”

Përfaqësuesja rezidente e UNDP në Shqipëri, Randi Davis, theksoi se “marrëveshja mishëron vizionin tonë të përbashkët për një sistem drejtësie që përqafon inovacionin në funksion të qytetarëve, duke ruajtur me vendosmëri të drejtat themelore dhe privatësinë e tyre. Gatishmëria e Gjykatës së Lartë për të udhëhequr këtë proces dhe për të kontribuar në mënyrë substanciale përbën një precedent domethënës për të gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri.”

Projekti do të nisë në nivelin e Gjykatës së Lartë, me synimin për të krijuar një model funksional (proof of concept), i cili mund të shtrihet më tej në të gjithë sistemin gjyqësor. I financuar nga UNDP, projekti parashikohet të zbatohet për një periudhë njëvjeçare.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, Gjykata e Lartë dhe UNDP riafirmojnë angazhimin e tyre për përdorimin etik të teknologjisë, në funksion të rritjes së llogaridhënies, mbrojtjes së privatësisë dhe garantimit të një aksesi më të barabartë në drejtësi.

Marrë nga ATSH

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…