Sala: Marrëveshje me Italinë për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe epidemiologjike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një takim me presidentin e Istituto Superiore di Sanità (ISS), prof. Rocco Bellantone


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një takim me presidentin e Istituto Superiore di Sanità (ISS), prof. Rocco Bellantone, ku u diskutuan hapat konkretë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet ISS dhe Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë, me fokus në forcimin e sistemeve laboratorike, survejancën e sëmundjeve infektive dhe të rezistencës antimikrobiale (AMR), shëndetin mjedisor si dhe monitorimin e sëmundjeve jo të transmetueshme.

Një prioritet i veçantë ishte promovimi i qasjes “One Health” për adresimin e rezistencës antimikrobiale, përmirësimi i sistemeve të monitorimit për sëmundjet kronike dhe faktorët mjedisorë, si dhe investimi në programe të strukturuara trajnimi për profesionistët e rinj të shëndetit publik.

Palët dakordësuan firmosjen brenda pak javësh të marrëveshjes së parë të bashkëpunimit mes IShP dhe ISS, si një hap strategjik drejt thellimit të partneritetit shkencor dhe forcimit të sistemeve të shëndetit publik në rajon.

Njëherësh, ministrja Sala mori pjesë edhe në eventin dedikuar inteligjencës artificiale, ku i pranishëm ishte edhe ministri italian i Shëndetësisë, Orazio Schillaci si dhe profesionistë dhe akademikë të shëndetësisë italiane.

Në fjalën e saj, ministrja Sala theksoi se inteligjenca artificiale multimodale mundëson integrimin e të dhënave të imazherisë me informacionin klinik dhe gjenomik, duke hapur perspektiva të reja për diagnostikim më të saktë dhe vendimmarrje të bazuar në të dhëna.

Duke u ndalur në modelin e Shqipërisë për përdorimin e inteligjencës artificiale, ministrja Sala tha se po punohet për ndërlidhjen e sistemeve elektronike shëndetësore, për të kaluar nga kujdesi i personalizuar në politika dhe ndërhyrje në nivel popullate.

Ndërsa ftoi homologun italian, Orazio Schillaci për vizitë zyrtare në Shqipëri, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga mbledhja e parë e dy qeverive.

Dy ministrat u fokusuan në veçanti në rezultatet e para të bashkëpunimit në fushën e onkologjisë, siç janë Instituti i Tumoreve apo Rrjeti Kombëtar i Tumoreve.

Burimi ATSH

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…