Shkodra mbyll karnavalet me djegien e dordolecit

Festa e Karnavaleve në Shkodër, kulmoi sot me djegien simbolike të dordolecit, duke shënuar përmbylljen e shtatë ditëve plot ngjyra, muzikë dhe atmosferë festive që përfshiu mbarë qytetin.


Festa e Karnavaleve në Shkodër, kulmoi sot me djegien simbolike të dordolecit, duke shënuar përmbylljen e shtatë ditëve plot ngjyra, muzikë dhe atmosferë festive që përfshiu mbarë qytetin.

Rrugët dhe sheshet e qytetit u mbushën me qytetarë, fëmijë e të rinj, të cilët u bënë pjesë e paradave dhe aktiviteteve artistike të organizuara me këtë rast. Kostumet shumëngjyrëshe, performancat muzikore dhe energjia e pjesëmarrësve e kthyen Shkodrën në një skenë të hapur feste, duke tërhequr edhe vizitorë nga qytete të tjera.

Rituali tradicional i djegies së dordolecit përfaqëson simbolikisht largimin e së vjetrës dhe hapjen e një kapitulli të ri, me shpresë e optimizëm. Ky moment u shoqërua me duartrokitje dhe entuziazëm, duke bashkuar qytetarët në një atmosferë festive dhe domethënëse.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndau në rrjete sociale momente nga aktivitetet që u zhvilluan sot në kuadër të Karnavaleve.

Beci theksoi se karnavalet janë një traditë e rëndësishme për qytetin, që dëshmon frymën bashkuese dhe kulturën e pasur të Shkodrës. Ai nënvizoi se përmbyllja me zjarrin simbolik është një mesazh për fillime të reja dhe për ruajtjen e traditave që e bëjnë qytetin unik.

“Djegia e dordolecit nuk është thjesht një ritual i fundit i karnavaleve, por simboli i një qyteti që di të buzëqesh , të lërë pas çdo gjë të vjetër dhe të hapë rrugë për dritë e fillime të reja”, shkroi Beci.

Me këtë ceremoni përmbyllëse, Karnavalet e Shkodrës konfirmuan edhe një herë rolin e tyre si një nga festat më të rëndësishme kulturore në vend, duke sjellë gëzim, bashkim dhe identitet qytetar.

Festa e Karnavaleve në Shkodër nisi më 9 shkurt dhe u përmbyll më 15 shkurt, duke kthyer qytetin në një hapësirë të madhe artistike dhe festive. Sheshi kryesor dhe rrugët u ndezën nga butafori artistike, karro alegorike, parada shumëngjyrëshe, personazhe groteske dhe të animuara, si dhe koncerte që sollën atmosferë gëzimi dhe entuziazmi. Aktivitetet përfshinë qytetarët shkodranë të të gjitha moshave dhe tërhoqën vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët u bënë pjesë e festës dhe e traditës së rikthyer të karnavaleve.

Karnavalet e Shkodrës tashmë konsiderohen rikthim i suksesshëm i festave me ngjyra dhe muzikë, duke krijuar një ambient tërheqës për familjet, të rinjtë dhe vizitorët. Përveç dimensionit argëtues, kjo festë shërben edhe si mundësi për promovimin e qytetit si destinacion turistik dhe kulturor, duke përçuar mesazhin e bashkimit, traditës dhe kreativitetit që karakterizon Shkodrën.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama prezanton librin “Në Sofrën e Hënës”: E shkrova nga dashuria për gjuhën shqipe

Kryeministri Edi Rama është rikthyer para publikut me një botim të ri, librin “Në Sofrën e Hënës”, një përmbledhje e…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama prezanton librin “Në Sofrën e Hënës”: E shkrova nga dashuria për gjuhën shqipe

Kryeministri Edi Rama është rikthyer para publikut me një botim të ri, librin “Në Sofrën e Hënës”, një përmbledhje e…