Balla: Bundestagu gjerman, mbështetje të vazhdueshme Shqipërisë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim me nënkryetaren e grupit Socialdemokrat në Bundestagun gjerman, Sonja Eichwede, në kuadër të punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Balla vlerësoi se deputetja Eichwede është një zë i rëndësishëm në çështjet e drejtësisë në Parlamentin Federal të Gjermanisë si dhe anëtare aktive në komisionet që lidhen me drejtësinë dhe shtetin e së drejtës.
“Ajo luan një rol kyç në hartimin dhe mbikëqyrjen e legjislacionit që garanton pavarësinë e gjyqësorit, forcimin e institucioneve demokratike dhe sigurinë juridike”, u shpreh Balla.
Balla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagut gjerman ndaj Shqipërisë.
Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm në thellimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Marrë nga ATSH