“Albania Fair Tourism”, promovim i ofertës turistike

Panairi “Albania Fair Tourism” i çelur dje në Tiranë ka në qendër rëndësinë e eventeve që bashkojnë institucionet publike, sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë për të forcuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.


Panairi “Albania Fair Tourism” i çelur dje në Tiranë ka në qendër rëndësinë e eventeve që bashkojnë institucionet publike, sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë për të forcuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

I pranishëm në këtë aktivitet, ministri Gonxhja, ftoi të zbulohet Shqipëria turistike në këtë panair i cili është një platformë e rëndësishme bashkëpunimi e mbështetur nga MTKS.

“Në një kohë kur Shqipëria po konsolidohet si një destinacion turistik gjithëvjetor, me mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025, iniciativa të tilla luajnë një rol kyç në promovimin e ofertës turistike, forcimin e markës kombëtare dhe rritjen e konkurrueshmërisë së vendit në nivel ndërkombëtar”, u shpreh Blendi Gonxhja.

Ai ftoi profesionistët e sektorit, partnerët dhe të gjithë vizitorët e interesuar të njihen nga afër me ofertën turistike të Shqipërisë, duke përfshirë destinacionet kryesore, pasurinë kulturore e historike dhe potencialin për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit.

Një nga stendat e rëndësishme të panairit është dhe ajo e Bashkisë Elbasan, e cila sjell më pranë vizitorëve pasurinë e jashtëzakonshme historike, kulturore dhe natyrore të një prej qyteteve më me traditë të Shqipërisë.

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, në fjalën e tij theksoi se me krenari Elbasani prezanton vlerat e tij të spikatura, nga Kalaja simbol e qytetërimit ndër shekuj, rrugicat karakteristike, trashëgimia e arsimit dhe e zejtarisë, deri te peizazhet mbresëlënëse të Funarit, Gjinarit, e Shpatit.

Tradita e mikpritjes dhe tryeza e pasur e bëjnë Elbasanin një destinacion të dashur për çdo vizitor vendas e të huaj.

Sipas kryetarit, investimet e bashkisë në rigjallërimin e qendrës historike, krijimin e hapësirave të gjelbra, promovimin e turizmit natyror dhe mbështetjen e sipërmarrjeve lokale po e kthejnë

Në kuadër të Forumit të Bashkive, përfaqësuesit vendorë do të ndajnë eksperiencat mbi turizmin gjithëvjetor, marketingun strategjik dhe mënyrat për ta bërë Shqipërinë një destinacion edhe më konkurrues.

Burimi ATSH

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…