MatchMaker Albania, Rama: Shqipëria nga ekonomia me kosto të ulët te investimet e qëndrueshme

Në nisje të episodit të radhës të podkastit të përjavshëm “Flasim”, kryeministri Edi Rama vlerësoi edicionin e dytë të aktivitetit MatchMaker Albania, që mblodhi rreth 1,200 pjesëmarrës, përfshirë afro 500 investitorë ndërkombëtarë nga më shumë se 40 shtete.


Në nisje të episodit të radhës të podkastit të përjavshëm “Flasim”, kryeministri Edi Rama vlerësoi edicionin e dytë të aktivitetit MatchMaker Albania, që mblodhi rreth 1,200 pjesëmarrës, përfshirë afro 500 investitorë ndërkombëtarë nga më shumë se 40 shtete.

“Edicioni i dytë i MatchMaker Albania, një aktivitet që mblodhi rreth 1,200 pjesëmarrës, afro 500 investitorë ndërkombëtarë nga më shumë se 40 shtete, krijoi kësisoj një mundësi reale në një hapësirë konkrete, ku idetë, projektet dhe synimet për të krijuar sinergji në funksion të bashkëpunimit për të investuar në Shqipëri marrin formë përmes qindra e qindra takimeve të drejtpërdrejta mes përfaqësuesve të sipërmarrjeve të ndryshme, që pikërisht ky aktivitet u mundëson të njihen konkretisht me projektet e njëri-tjetrit apo me projekte të cilat presin partneritete të reja, si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat”, tha Rama.

Ai vuri në dukje interesin e shtuar dhe praninë e kompanive të njohura ndërkombëtare.

“Dhe ajo që u ndje e qartë edhe në këtë edicion të dytë ishte rritja e interesit, rritja e mundësive reale të konkretizueshme në bazë të interesit reciprok, që kthehet pastaj në angazhim dhe prania e plotë e kompanive të njohura ndërkombëtare, që nuk janë në Shqipëri më thjesht për një prezencë simbolike apo të rastësishme, por që janë në Shqipëri sepse Shqipëria shihet gjithnjë e më seriozisht si destinacion për investitorë”, theksoi ai.

Kryeministri foli më tej edhe për ndryshimin e modelit ekonomik të Shqipërisë.

“Shqipëria nuk është më në fazën ku prezantohet si një vend me potencial për të ardhmen, por është në një fazë të re ku e ardhmja është sot. Dhe ajo çka mund të thuhet me plot gojën është se tanimë modeli që ne trashëguam kur erdhëm në qeveri, një ekonomi e bazuar në koston e ulët të krahut të punës, i ka lënë vendin një modeli që krijon vlerë të shtuar, që krijon cilësi dhe partneritete afatgjata të qëndrueshme”, bëri të ditur Rama.

Ai kujtoi se modeli i mëparshëm ekonomik lidhej me turizmin dhe investimet e huaja.

“Modeli i dikurshëm, që ishte modeli i një vendi me dy-tre milionë turistë, ku për turistë numëroheshim edhe ne shqiptarët sa herë hynim dhe dilnim, dhe me 300-400 milionë euro investime të huaja në vit mesatarisht, i ka lënë vendin një tjetër modeli në një vend që ka 12 milionë turistë në vit dhe ka kapërcyer shifrën e 1.5 miliardë eurove investime të huaja në vit, duke u renditur qartësisht në klasifikimin e vendeve të këtij rajoni si vendi me transformimin më të madh dhe më të thellë të dekadës së fundit”, u shpreh Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…