92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).


Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Deklarata u hartua nga deputeti Igli Hasani dhe Tritan Shehu, ndërsa kërkesa u hodh nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në nisje të seancës së sotme plenare.

Në deklaratë shprehet shqetësimi për kërkesën e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara në Hagë për 45 vite burg për secilin nga ish-udhëheqësit e UÇK-së, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Projektdeklarata u lexua nga deputeti Igli Hasani. Në të Kuvendi shprehet se lufta e UÇK-së ishte një lëvizje legjitime çlirimtare që luftoi për të drejtat e popullit të Kosovës, për lirinë, dinjitetin dhe vetëvendosjen e tij.

“Kuvendi i Shqipërisë, në ushtrimin e kompetencave të tij kushtetuese dhe në përmbushje të rolit të tij si përfaqësues i vullnetit të popullit shqiptar, shprehu shqetësimin e thellë për kërkesën e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara në Hagë, e cila ka ngritur akuza ndaj udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-ministrin Rexhep Selimi. Kuvendi i Shqipërisë, duke marrë parasysh vlerën historike të luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, rithekson se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje legjitime çlirimtare, që luftoi për të drejtat themelore të njeriut, për lirinë, dinjitetin dhe vetëvendosjen e popullit të Kosovës, në përputhje me të drejtat ndërkombëtare, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Kuvendi shpreh shqetësimin se kërkesa e Prokurorisë Speciale mund të krijojë një rrezik të madh për të barazuar luftën legjitime të popullit të Kosovës për mbijetesë dhe liri me krimet e regjimit të Millosheviçit, i cili realizoi një fushatë të pastrimit etnik dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullit të Kosovës.

“Për këtë arsye, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka deklaruar mbështetje të plotë dhe të pacenueshme për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kanë qenë dhe mbeten përfaqësues të aspiratave të drejtësisë dhe të drejtat e popullit të Kosovës, si dhe të luftës së drejtë të tyre, të mbështetur në parimet universale të të drejtave të njeriut”, thuhet më tej.

Kuvendi po ashtu në deklaratë ka miratuar kërkesën drejtuar Dhomave të Specializuara në Hagë, komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare, që të deklarojnë pafajësinë Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, përmes një procesi të drejtë dhe të paanshëm që respekton dhe nuk cenon dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, duke mos lejuar që instrumentet e drejtësisë të shndërrohen në mjete për rishkrimin e historisë apo barazimin e viktimës me agresorin.

Po ashtu përmes deklaratës u kujton bashkësisë ndërkombëtare, se lufta e UÇK-së u zhvillua në kushtet kur regjimi i Millosheviçit po kryente spastrime etnike, krime sistematike kundër njerëzimit dhe akte genocidale ndaj popullatës civile të Kosovës dhe se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 konfirmoi legjitimitetin e luftës çlirimtare dhe natyrën kriminale të regjimit të Millosheviçit.

Kuvendi vlerësoi lart dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes, Wesley Kanne Clark, dhe James Rubin, të cilët konfirmuan të drejtën e popullit të Kosovës dhe udhëheqësve të tyre për liri.

Kuvendi i Shqipërisë shpreh solidaritetin e plotë me popullin e Kosovës dhe familjet e drejtuesve të UÇK-së, duke theksuar se kombi shqiptar qëndron i bashkuar në mbrojtje vërtetës historike dhe dinjitetit të luftës për liri.

Sikurse Kuvendi përmes kësaj deklarate kërkoi angazhimin e Shqipërisë për të ndërmarrë çdo hap diplomatik dhe politik në formë ndërkombëtare, për të siguruar që e vërteta historike mbi luftën çlirimtare të Kosovës të mos cenohet dhe që drejtësia të ushtrohet në mënyrë të drejtë.

Kuvendi i Shqipërisë u bëri thirrje institucioneve të shtetit shqiptar, Republikës së Kosovës dhe diasporës shqiptare, që të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të së vërtetës, dinjitetit dhe drejtësisë për popullin e Kosovës dhe për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Kuvendi i Shqipërisë gjithashtu rekomandon që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës të bashkëpunojnë dhe koordinojnë për denoncimin ndërkombëtar të krimeve serbe në Kosovë.

Kjo deklaratë, tha Hasani, është miratuar me vullnetin unanim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe do të transmetohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Parlamentit Evropian, Asamblesë Parlamentare të NATO-s, OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe të gjitha qeverive mike dhe partnere.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).