Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

Albcontrol nis një studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, me qëllim përcaktimin e strategjisë më të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve të kontrollit të trafikut ajror dhe planifikimin e zhvillimit të aeroportit në afat të mesëm dhe të gjatë.


Albcontrol nis një studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, me qëllim përcaktimin e strategjisë më të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve të kontrollit të trafikut ajror dhe planifikimin e zhvillimit të aeroportit në afat të mesëm dhe të gjatë.

Kontrata për realizimin e studimit është lidhur me kompaninë DFS Aviation Services GmbH, me seli në Langen (Gjermani), pas një procedure prokurimi të hapur, të çelur në shtator dhe të mbyllur në tetor 2025. Vlera e kontratës është rreth 162 mijë euro.

Studimi i fizibilitetit synon të ofrojë të dhëna të detajuara për konfigurimin më efikas të infrastrukturës së trafikut ajror dhe për të ndihmuar vendimmarrjen e Albcontrol mbi investimet e ardhshme.

Analiza përfshin identifikimin e objektivave, fushës së veprimit dhe horizontit kohor, si dhe krijimin e një dokumenti strategjik që përmbledh parakushtet dhe prioritetet për zhvillimin e aeroportit.

Sipas dokumentacionit të prokurimit, studimi do të shqyrtojë disa alternativa teknike për infrastrukturën e kontrollit të trafikut ajror në Kukës, duke përfshirë ndërtimin e një kulle betoni, përdorimin e një kulle të lëvizshme, blerjen e një kulle të largët (Remote Tower) dhe ndërtimin e një qendre të kontrollit të largët (Remote Tower Centre – RTC) me mundësi për të shërbyer disa aeroporte, duke përfshirë pista të vogla AFIS dhe si qendër emergjence për kullat e Tiranës dhe Vlorës.

Albcontrol thekson se një strategji e përshtatshme duhet të jetë e qëndrueshme, e adaptuar me kushtet lokale dhe e orientuar drejt zhvillimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, duke siguruar harmonizim teknik të sistemeve të Menaxhimit të Trafikut Ajror (ATM) dhe efikasitet në ofrimin e shërbimeve.

Aktualisht Aeroporti i Kukësit funksionon në kuadër të një kontrate koncesionare të miratuar në mars 2019, me kohëzgjatje 35-vjeçare, ndërsa studimi i fizibilitetit nuk lidhet me koncesionin, por ka për qëllim të ofrojë të dhëna për menaxhimin dhe zhvillimin e ardhshëm të shërbimeve të trafikut ajror.

Ky studim është një hap i rëndësishëm për vendimmarrjen strategjike dhe për përcaktimin e investimeve të ardhshme, duke siguruar që Aeroporti i Kukësit të funksionojë sipas standardeve moderne të menaxhimit të trafikut ajror dhe të ketë një plan zhvillimi të qëndrueshëm për dekadat e ardhshme.

Burimi ATSH

Balla takon shefin e Toksikologjisë në QSUNT: Prioritet qendra për kontrollin e helmeve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me një nga specialistët e fushës së…

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla takon shefin e Toksikologjisë në QSUNT: Prioritet qendra për kontrollin e helmeve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me një nga specialistët e fushës së…