Publikohen programet orientuese për kualifikimin e mësuesve të sistemit parauniversitar

Për mësuesit e arsimit parauniversitar në vend që synojnë përfitimin e titujve “Mësues i Kualifikuar”, “Mësues Specialist” dhe “Mësues Mjeshtër” do të nisë një proces kualifikimi për vitin 2026


Për mësuesit e arsimit parauniversitar në vend që synojnë përfitimin e titujve “Mësues i Kualifikuar”, “Mësues Specialist” dhe “Mësues Mjeshtër” do të nisë një proces kualifikimi për vitin 2026.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se ky proces nis prej muajit shkurt dhe zgjat deri në maj. Kumbaro tha se kjo qasje përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e cilësisë së mësimdhënies dhe në mbështetjen e avancimit në karrierën profesionale të mësuesve, duke synuar rritjen e standardeve në arsimin parauniversitar.

Në mbështetje të këtij cikli, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ka publikuar programet orientuese për marrjen e shkallëve të kualifikimit, të cilat janë të aksesueshme për të gjithë mësuesit në faqen zyrtare të institucionit.

Sipas Kumbaros, programet synojnë të orientojnë kandidatët mbi përmbajtjen, kompetencat dhe kërkesat që duhet të përmbushen gjatë procesit të kualifikimit.

“Të dashur mësues, ky cikël nuk është me rëndësi vetëm për avancimin në karrierën profesionale, por një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e mësimdhënies dhe të ardhmes së arsimit parauniversitar, sepse dijet tuaja formësojnë brezat, andaj përgjegjësia është shumëfish më e madhe”, tha Kumbaro.

Mësuesit inkurajohen të përfshihen në këtë proces, duke e konsideruar atë si një mundësi për përmirësim të vazhdueshëm dhe për rritjen e cilësisë së mësimdhënies në sistemin arsimor parauniversitar në vend.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…