ASHK: Aplikimi për pronësinë e truallit shtetëror përmes e-Albania, falas për ndërtesat me funksion banimi

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njofton se qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë në çdo kohë për kalimin në pronësi të truallit shtetëror në përdorim, përmes portalit e-Albania.


Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njofton se qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë në çdo kohë për kalimin në pronësi të truallit shtetëror në përdorim, përmes portalit e-Albania.

Shërbimi mundëson pajisjen me dokument pronësie për truallin, në rastet kur qytetarët kanë akt të regjistruar ose të regjistrueshëm vetëm për ndërtesën e ndërtuar mbi truall shtetëror.

Për të përfituar nga ky shërbim, duhet të plotësohen disa kritere bazë si: trualli dhe ndërtesa të jenë në posedim të subjektit aplikues, ndërtesa të jetë përfituar ligjërisht, përmes privatizimit, blerjes nga ndërmarrjet shtetërore, ish-kooperativat bujqësore ose njësitë e vetëqeverisjes vendore, ose të jetë ndërtuar mbi bazë lejeje ndërtimi të lëshuar pas vitit 1991, ndërtesa të ketë funksion banimi ose social-ekonomik si dhe trualli të jetë pronë shtetërore dhe jo pronë publike e patjetërsueshme.

Për ndërtesat me funksion banimi, kalimi i truallit shtetëror në përdorim në pronësi kryhet falas, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të përfitojnë pronësinë mbi truallin pa kosto për përfitimin e tij.

Në varësi të statusit të ndërtesës, qytetarët duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës, si:
kontratë pronësie mbi ndërtesën, shoqëruar me genplan ose planimetri, ose leje ndërtimi dhe genplan përkatës, deklaratë noteriale që ndërtesa nuk është tjetërsuar tek të tretët, kur kërkohet, kontratë kalimi pronësie ose certifikatë/vërtetim regjistrimi në regjistrin kadastral, në rastet kur ndërtesa është e regjistruar si dhe vërtetim nga Drejtoria Rajonale tatimore për pagesën e taksës së truallit në përdorim, nga data 7 qershor 2010 deri në momentin e aplikimit.

Aplikimi realizohet online përmes portalit e-Albania, ndërsa dokumentet origjinale dërgohen edhe përmes postës pranë drejtorisë vendore ASHK.

Ky proces synon të lehtësojë kalimin në pronësi të truallit shtetëror, të forcojë sigurinë juridike për qytetarët dhe të përmirësojë aksesin në shërbimet kadastrale përmes digjitalizimit.

Burimi ATSH

Qeveria miraton hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Dublin

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Dublin

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës,…