
11 vjet AKZM, kontribut të çmuar në administrimin e parqeve kombëtare e natyrore
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura administron 21,76% të gjithë territorit me 54 zona dhe 724 monumente natyre në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura administron 21,76% të gjithë territorit me 54 zona dhe 724 monumente natyre në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Në 11-vjetorin e krijimit të kësaj agjencie, kryeministri Edi Rama u shpreh se AKZM kremton 11 vite punë, përkushtim dhe përgjegjësi në shërbim të ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit.
“Kjo përmes punës së përditshme në terren të specialistëve të natyrës, të cilët me pasion dhe energji japin një kontribut të çmuar në administrimin e parqeve kombëtare e natyrore”, u shpreh Rama.
Ndërkohë qeveria ka propozuar që AKZM-së t’i bashkohet edhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve, si institucion politikbërës dhe monitorues, duke krijuar një strukturë të vetme, me standard të unifikuar dhe zinxhir të qartë përgjegjësish.
Ky bashkim nuk konsiderohet thjesht teknik, por transformues, sepse përmes tij mund të sigurohet menaxhim unik për pyjet dhe zonat e mbrojtura, vendimmarrje e bazuar në të dhëna shkencore, monitorim të biodiversitetit dhe kontroll i qartë i territorit.
Burimi ATSH


















