Rama reagon ndaj Shoqatës së Gjyqtarëve: Shqetësimin për pagat e kam shprehur si palë në gjyq

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratës së Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve


Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratës së Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, lidhur me shqetësimin e ngritur nga kreu i qeverisë, për një përpjekje, që sipas tij, “është e pajustifikueshme, është e papranueshme dhe është e pagëlltitshme, për t’iu imponuar parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për t’i rritur pagat vetes, gjyqtarët me gjyq”.

Në një komunikim nëpërmjet rrjeteve sociale, Rama u shpreh se këtë shqetësim publik e ka shprehur si palë, në emër të një pale.

“Një pale me të drejtën për të mbrojtur interesin e vetë, në këtë rast publik, në gjykatë. Pra në emër të pushtetit ekzekutiv. Po edhe si kryetar i shumicës parlamentare”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “është e hera e dytë që ndodh që ka një habi shoqëruar me një përpjekje për të më mbyllur gojën, kur në fakt unë flas në emër të çka përfaqësoj me votën e shqiptarëve, në mbrojtje të një interesi për të cilin jemi në gjyq. Pra jemi palë”.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…