Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapacitetet të bashkive përgjatë lumit

Shqipëria dhe Gjermania hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar të Vjosës me nisjen e projektit “Vjosa e Gjelbër”


Shqipëria dhe Gjermania hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar të Vjosës me nisjen e projektit “Vjosa e Gjelbër”, një iniciativë që synon mbrojtjen e natyrës, përfshirjen e komuniteteve lokale dhe zhvillimin ekonomik përmes turizmit të qëndrueshëm.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se projekti është rezultat i një pune të gjatë dhe negociatave të nisura më herët në Berlin dhe finalizuar si bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Gjermanisë.

Ai theksoi se “Vjosa e Gjelbër” do të forcojë kapacitetet e bashkive përgjatë Vjosës, do të mbështesë iniciativat e komunitetit dhe do të ndërtojë një model të integruar menaxhimi të natyrës që mund të shërbejë si shembull edhe për zona të tjera të vendit, duke kontribuar në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe Kapitullin 27.

Marrëveshja “Green Vjosa”, e nënshkruar një ditë më parë në Tiranë, nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner synon zhvillimin rajonal të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në natyrë në zonën e pellgut të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Projekti, i mbështetur nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë dhe implementuar nga GIZ Albania, përfshin forcimin e administratës së parkut përmes trajnimeve dhe shkëmbimit të përvojave, nxitjen e bizneseve lokale dhe të produkteve dhe shërbimeve të bazuara në natyrë, si dhe bashkëpunimin rajonal midis administratës, sektorit ekonomik dhe shoqërisë civile.

Projekti do të zbatohet gjatë periudhës 2026-2029 dhe synon të krijojë të ardhura dhe vende pune për komunitetin lokal duke siguruar një menaxhim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të natyrës.

Burimi ATSH

“Dyfisho Sipërmarrjen”, Ibrahimaj: Mbi 1 mijë kërkesa nga bizneset, 32 kredi të miratuara

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se që prej lançimit të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” në…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Dyfisho Sipërmarrjen”, Ibrahimaj: Mbi 1 mijë kërkesa nga bizneset, 32 kredi të miratuara

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se që prej lançimit të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” në…