Demo: Projektet e bashkive, mundësi financimi mbi 30 milionë euro nga programi IPA

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo e cilësoi sfidë fleksibilitetin dhe përgatitjen e bashkive për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian


Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo e cilësoi sfidë fleksibilitetin dhe përgatitjen e bashkive për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Demo u shpreh se katër marrëveshjet që po diskutohet janë shumë të rëndësishme për sa i përket pushtetit vendor, duke filluar me Interreg-un, por më pas edhe tre marrëveshje IPA.

Sipas tij, nga tre projektet do të jenë përfituese si bashkitë e mëdha ashtu edhe të vogla, ndërsa përfaqësojnë kapacitet të ri financiar.

“Këto bashki do të kenë mundësi që, në bazë të projekteve konkurruese, do të mund të financohen me mbi tridhjetë milionë euro, të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik lokal dhe zhvillimin e rajonit në tërësi”, nënvizoi Demo.

Por, vijoi Demo, ajo çfarë është edhe më e rëndësishme është përgatitja që bashkitë duhet ta bëjnë dita-ditës për proceset në vazhdim, sidomos kur flasim për procesin e integrimit.

“Fondet e kohezionit, në fakt, janë shtylla kryesore e financimit për sa i përket zhvillimit rajonal në një vend të Bashkimit Europian dhe po kështu do të jetë edhe në Shqipëri. Kuptohet që bashkitë duhet të kenë kapacitetet e duhura, që të jenë të gatshme që, që nga dita e parë, kur ne do të kemi mundësi të konkurrojmë për financim nga këto kapituj të Bashkimit Europian, Bashkitë kanë një rol shumë të rëndësishëm”, tha Demo.

Sipas tij, eksperienca e akumuluar nga bashkitë gjatë këtyre viteve, duke marrë në konsideratë edhe këto tre marrëveshje është shumë e rëndësishme për të krijuar një aset të burimeve njerëzore në territor, të gatshme për atë që pritet.

“Strategjia që ne tashmë po ndjekim si qeveri, duke filluar me Akademinë e Pushtetit Vendor, do të vijë në ndihmë të bashkive të vendit për të garantuar rritjen e kapaciteteve në mënyrë të qëndrueshme, që bashkitë dita-ditës jo thjesht të fuqizohen nga pikëpamja administrative, por në të njëjtën kohë të hapin dritare të reja për sa i përket financimeve, dhe ku financimi nga buxheti i qeverisë qendrore të mos jetë burimi kryesor për qëndrueshmërinë financiare në nivel lokal”, tha Demo.

Demo shprehu besimin se deputetët e opozitës do t’i mbështesin, sepse në fund të ditës janë në të mirën e qindra mijëra qytetarëve që përfitojnë nëpërmjet bashkive.

Projektligjet të cilave iu referua ministri Demo kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjes së financimit për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027”, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri -Kosovë, 2021–2027, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, si dhe për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, 2021 – 2027.

Burimi ATSH

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…